19 Prill 2024

Bashkëpunimi Kosovë - Shqipëri në Kulturë duhet të thellohet

Prishtinë, 19 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka pritur sot në një takim njohës Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.
 
Ministri Shala ka vlerësuar se Shqipëria e Kosova kanë pasur bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e kulturës, kulturës, sportit, rinisë dhe trashëgimisë kulturore, e që ka shërbyer si një shembull bashkëpunimi mes dy vendeve.
 
Ai gjithashtu theksoi se ky bashkëpunim duhet të rritet në të ardhmen në kuadër të zhvillimit të politikave të mirëfillta varësisht ideve e projekteve që ekspertët e fushave përkatëse parashohin në të ardhmen.
 
Ministri ka ofruar mbështetjen e tij në lidhje me zhvillimin dhe koordinimin sa më të mirë të bashkëpunimit përtej organizimeve të përbashkëta si dy vende, por ato të jenë organizime substanciale dhe që realisht do të ndikonin në prezantimin sa më të mirë të kulturës shqiptare në përgjithësi.
 
Nga ana tjetër, ambasadori Minxhozi ka uruar ministrin për marrjen e detyrës.

Ai deklaroi se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të thellohet edhe me tej, përmes politikave e projekteve konkrete dhe të definuara saktë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)