19 Prill 2024

Garë e fortë për kreatorin më të mirë shqiptarë

Prishtinë, 19 dhjetor - "Gecjan Fashion Group" dhe Radiotelevizioni 21, me mbështetjen e qendrës së modës "Diva", organizojnë edicionin e tetë të spektaklit “Kreatori (Stilisti) më i mirë shqiptar”. Ky eveniment ka hyrë në fazën finale të organizimit dhe do të mbahet të dielën në prezencën e adhuruesve të modës, të ftuarve special e mysafirëve të shumtë.

Për të marrë pjesë në natën finale të Kreatorit më të mirë shqiptarë 2014, në garën për më të mirin, kanë konkurruar mbi 120 Kreatorë, Shtëpi të modës, Grupe Kreatorësh dhe shkolla të modës nga të gjitha trojet shqiptare.

Ky spektakël për të tetin vit me radhë u jep mundësinë më të mirë të gjithë kreatorëve që të prezantojnë krijimet e tyre përballë një jurie profesionale të përbërë nga personalitete të dëshmuar të botës së modës, të cilët do të vendosin për fituesit e këtij evenimenti.

Nga ana tjetër, producenti i këtij spektakli Ilir Geci është shprehur se gara për më të mirin e modës shqiptare pritet të jetë shumë e fortë pasi përzgjedhja e finalistëve është bërë mes një konkurrence të madhe, ndërkohë që edhe cilësia e punimeve të kreatorëve ka shënuar rritje për çdo vit, në vazhdimësi.

Producenti, Ilir Geci thotë se Kreatori më i mirë Shqiptarë ka shënuar për çdo vit ngjarjen më të madhe garuese të modës në vend. Tashmë stilistët shqiptarë punojnë me përkushtim gjatë gjithë kohës, që krijimet e tyre më të mira t’i prezantojnë në këtë spektakël.

Çmimet kryesore që do të ndahen në këtë garë janë: “Kreatori më i mirë shqiptar”, “Vello më e mirë shqiptare” dhe “Kreacioni më i mirë Express”.

Ky spektakël unik, për tetin vit me radhë organizohet nga agjencia e modës “Gecjan Fashion Group\" dhe Radiotelevizioni 21.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)