20 Prill 2024

Kufijtë e padefinuar, problemi kryesor i “Qendrës Historike”

Prishtinë, 24 nëntor - Muajin e kaluar, në kuadër të projektit “Transparenca Online”, EC Ma Ndryshe ka publikuar raportin hulumtues “Qendra Historike e Prishtinës numëron ditët e fundit” në të cilin, mes tjerash, vihen në pah problemet që ndërlidhen me mbrojtjen ligjore të munguar të saj, që paraprihet nga mosdefinimi i qartë i kufijve të saj. 

Ndër të gjitha zhvillimet, këto probleme rezultojnë të jenë ndër më kritiket dhe që lënë më së shumti hapësirë për vazhdimin e degradimit të saj, por dhe një nga arsyet pse kjo zonë është sjellë në gjendjen ne të cilën gjendet sot.

Në dokumente të ndryshe, kjo zonë figuron me emërtime të ndryshme, e që tregon për qasje të paqëndrueshme ndaj trajtimit të Qendrës Historike.

Edhe pse Qendrës Historike të Prishtinës shpesh i referohemi si Zonë Historike e Prishtinës, në fakt ajo nuk është fare e definuar si e tillë.

Pa definim të kufijve të asaj që do ta përcaktonin si zonë, sipërfaqja e trajtuar me përmbajtje të mundshme të vlerave të trashëgimisë kulturore nuk mund të definohet me status ligjor. Fakti që kjo zonë nuk është e mbrojtur, ka ndikuar drejtpërdrejt në degradimin e vazhdueshëm të saj.

Në rast se kjo zonë do të gëzonte status të përcaktuar të mbrojtjes ligjore, atëherë kjo do të ndihmonte në parandalimin e aktiviteteve degraduese në të dhe në rrethinë. Vetëm statusi i deritanishëm, i mbrojtjes së përkohshme të monumenteve të veçanta, nuk ka ndihmuar fare në këtë drejtim.

Interesimin për definimin e kufijve të Qendrës Historike, që do të paraqiste hapin fillestar të normalizimit të gjendjes në të, kanë shprehur Ministria e Mjedisit, Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës.

Megjithatë, deri sot nuk është vërejtur konkretizim i këtij vullneti dhe zotimi institucional. Si hap të parë në këtë drejtim, në muajt e fundit, MKRS ka themeluar një komision që do të fillojë këtë proces, por deri më tani nuk ka pasur asnjë aktivitet konkret.

Duke i marrë parasysh këto konstatime dhe gjendjen e degraduar të kësaj qendre, EC Ma Ndryshe i bën thirrje ministrive përkatëse dhe Komunës së Prishtinës për veprim të shpejtë dhe rekomandon që:

-          Të përshpejtohet procesi i përcaktimit të kufijve të zonës historike të Prishtinës përmes Komisionit të përbashkët të themeluar nga MKRS,

-          Zona historike të gëzojë status të mbrojtjes së përhershme ligjore, që do të mbronte dhe rregullonte aktivitetin ndërtimor dhe funksionet tjera brenda saj,

-          Të procedohet me hartimin e planit të konservimit dhe më pastaj me planin e menaxhimit të kësaj zone,

-          Të futen në mbrojtje të përhershme ndërtesat dhe tërësitë që tashmë gjenden në listën e mbrojtjes së përkohshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)