29 Mars 2024

Skena Up me ligjëratë për gjuhën e filmit dhe televizionit

Prishtinë, 22 nëntor - Dy ditët e fundit të edicionit të XII, Skena Up fton studentët që të bëhen  pjesë e një ligjërate të ndarë në dy pjesë , “Gjuha Universale në Tregimin e Storieve në Film dhe Televizion” nga Harold Apter , i cili karrierën si shkrimtar e dramaturg nisi me dramën “Ryan`s Hope”, për të cilën morri edhe çmimin “Emmy”.

Ligjëratat që do të mbahen me 6 dhe 7 dhjetor në “EU Info Center”, nën drejtimin e Apter i njohur edhe për punën në filmat e  serialet “The Golden Girls”, “Star Trek, The Next Generation” dhe “Walker, Texas Ranger”.

Por Apter sugjeron studentët që përpara se të vijnë në ligjëratën e tij t’i kenë shikuar “The Godfather” , “Orphan Black”, “Planes, Trains and Automobiles” apo “Breaking Bad”.

Krejt kjo e ka një arsye.

Harold Apter që është anëtar i “Writers Guild of America”dhe  pjesë e bordit të “Governors of the Television Writers Fund for the Future”, në pjesën e parë të ligjëratës do të tregoj për ndërtimin e karaktereve, skenat kyçe që ilustrojnë ecurinë e karakterit prej një personi që nuk e njohim deri te një person me jetën e të cilit lidhemi emocionalisht.

“Diskutimi do të fokusohet në ndërtimin e një tregimi përmes rrugëtimit emocional të karakteri”, thotë Apter në konceptin e tij të ligjëratës.

E në pjesën e dytë, profesori në departamentin e shkrimit në “USC School of Cinematic Arts” në Amerikë që përpos kësaj shkolle jep mësim edhe në
Moskë e Rio de Janeiro, do të flas për marrëdhëniet e karakterit. Në këtë pjesë sipas Apter, diskutimi do të fokusohet në ndërtimin e tregimit përmes marrëdhënies mes dy karaktereve.

 Gjatë kohës do të lëshohen edhe klipe dhe filma të gjatë e drama televizive.

Skena Up falënderon Ambasadën Amerikane në Kosovë që ka mundësuar ardhjen e dramaturgut Harold Apter që është edhe pjesë e jurisë së filmit.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)