28 Mars 2024

Përmbyllet festivali i filmit "Hyjnesha në Fron"

Prishtinë, 22 nëntor - Festivali pesë ditor i filmit ‘Fest Film Kosova Hyjnesha në Fron’ është përmbyllur në atmosferë spektakulare dhe në prezencën e qindra musafirëve dhe spektatorëve nga vendi, rajoni e bota.

Nga filmat e metrazhit të gjatë, juria në përbërje të Enver Petrovcit, Moni Damevskit dhe Alfred Trebicka kanë shpallur çmimet e fituesve.

Filmi nga Çekia ‘In Silence’,   i regjisorit  Zdenek Jirasky ka fituar  tre cmime, Çmimin Filmi më i Mirë i Festivalit’ , pastaj Çmimin ‘Regjia më e Mirë’ si dhe Çmimin ‘Skenari më i Mirë’.

Çmimin ‘Roli Kryesor - Aktorja më e Mirë’ e ka fituar Njomëza Fetiu për rolin e saj në filmin ‘Babai im’, kurse Çmimin ‘Roli Kryesor - Aktori më i Mirë’, e ka fituar Simon Berger, që luajti rolin kryesor në filmin e regjisorit suedez, Mikael Marcimain, ‘Call Girl’ .

Nga filmat e metrazhit të shkurtër , Çmimin ‘Filmi më i Mirë’ iu nda filmit të regjisores Una Gunjak,  ‘The Chicken’.

 Çmimi ‘Kinemaja e së Ardhmes’, iu nda filmit kosovar ‘Pandora’ , film ky i realizuar nga Arlinda Morina,  kurse ‘Çmimin Special’ e fitoi filmi nga Shqipëria ‘Vrasësit’  , i regjisorit Ergys Meta.

Fest Film Kosova ‘Hyjnesha në Fron’ ka ndarë edhe Çmimin Special për Vepër Jetësore’, i cili sivjet iu nda aktores nga Shqipëria,  Marjeta Larja.

Gjatë Festivalit ndërkombëtar të filmit ‘Hyjnesha në Fron’ janë shfaqur 16 filma të metrazhit të shkurtër dhe 5 të metrazhit të gjatë.

Festivali pesë ditor është mbajtur në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë, ku për herë të parë filmat janë shfaqur edhe në tren, e jo vetëm në ambiente klasike sic janë sallat e teatrove apo sallat kinematografike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)