26 Prill 2024

“Kali” premierë në Ozu Film Festival

Romë, 21 nëntor - Filmi i shkurtër “Kali” me regji nga Alban Ukaj dhe Yll Çitaku do të ketë premierën në Festivalin e Filmit OZU në Itali.

Në edicionin e 22-të të këtij festivali këtë vit në konkurrencën zyrtare është filmi “Kali” prodhim i kompanisë “Koperativa” me producent ekzekutiv Arian Rexhepin.

“Kali” do të shfaqet në Ozu Film Festival të nesër 22 nëntor në ora 21:30.

Me skenar nga Alban Ukaj filmi trajton ngjarjen e vitit 1997, gjegjësisht 1 tetor 1997 ku qindra student kanë dalur në protest kundër regjimit shtypës në rrugët e Prishtinës. Në mes të tyre janë edhe 3 shok adoleshent të cilët e gjejnë vetën në një situatë të paimagjinueshme.

Në “Kali” luajnë: Izudin Bajroviç, Florist Bajgora, Ermal Gërdovci, Fatlum Berisha, Astrit Kabashi, Faik Çitaku.

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, nga Fondi Heartefact dhe e pret një rrugë e gjatë nëpër festivale ndërkombëtare.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)