28 Mars 2024

PriFest hap aplikimin online të filmave për edicionin 7

Prishtinë, 21 tetor - Duke filluar nga sot të gjithë të interesuarit për shfaqjen e filmave të tyre në PriFest edicioni i shtatë. Aplikimi është i hapur për të gjitha kategoritë garuese dhe jo-garuese.

Si programe garuese janë kategoria e filmit të metrazhit të gjatë në programet: Filmi Europian dhe Filmi Ballkanik (Mjaltë dhe gjak), dhe kategoria e filmit të metrazhit të mesëm (nga 25-60 minuta). Kurse programet jo-garuese përfshijnë filmat dokumentarë të metrazhit të gjatë me tema të drejtave të njeriut dhe ambientit, si dhe kategoria speciale, ajo e programit LetItBe me filma artistik me temë nga komuniteti LGBT.

Nga ky vit, PriFest mundëson që i gjithë procesi i aplikimit të kryhet online, përmes webfaqes së festivalit www.prifest.org. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 10 mars 2015. 

Edicioni i 7-të i PriFest – Prishtina International Film Festival do të mbahet nga 24 prill deri me 1 maj 2015.

Të gjithë të interesuarit për shfaqjen e filmave të tyre në PriFest edicioni i shtatë, mund të aplikojnë online në webfaqen e festivalit www.prifest.org (apliko).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)