26 Prill 2024

GKK-ja publikon emrat e jurisë

Prishtinë, 20 tetor -  Galeria Kombëtare e Kosovës, të hënën, ka bërë me dije emrat e anëtarëve të jurisë për ekspozitën “Çmimi Artistët e së Nesërmes 2014”.

Fituesin e kësaj ekspozite do ta përzgjedhin këta anëtarë jurie, Rozafa Basha, arkitekte dhe dizajnere urbane, Niels Van Tomme, kurator dhe kritik i artit si dhe Lucia Gavulová, historiane e artit.

Fituesi  do të shpërblehet me rezidencë 6 javëshe në Nju Jork, SHBA (Studio Ndërkombëtare dhe Programi Kuratorial), që njëherësh ia jep fituesit mundësinë të ndërtojë një rrjet kontaktesh që do ta ndihmojnë në karrierë.

Rozafa Basha vjen nga Prishtina dhe është arkitekte dhe dizajnereurbane. Angazhimi i saj profesional prej 12 vjetësh përfshin projektimin e objekteve të ndryshme si praktikë individuale a pjesë e zyrave të ndryshme projektimi në Kosovë. Ishte pjesë e projekteve të ndryshme të institucioneve qeveritare dhe joqeveritare ndërkombëtare në rindërtimin e objekteve të dëmtuara prej lufte dhe në menaxhimin dhe administrimin e projekteve të konservimit të objekteve të trashëgimisë, si dhe është mësimdhënëse në shkollën e arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.

Kuratori, hulumtuesi dhe kritiku i artit, Niels Van Tomme është anëtari i dytë i jurisë, i cili punon në ndërlidhjen në mes të kulturës bashkëkohore, politikës dhe estetikës. Aktualisht punon në Qendrën për Art, Dizajn dhe Kulturë Vizuale në UMBC në Baltimore, ku është caktuar si kuratori i Bienales së 7-të të Bukureshtit. Ai është redaktor në disa publikime të artit si dhe publikon artikuj në gazeta, revista dhe katalogë të ekspozitave. Me punën e tij kuratoriale ai ka fituar shumë çmime.
Ndërsa, anëtarja e tretë e jurisë është Lucia Gavulová, e cila jeton dhe punon në Bratisllavë, Sllovaki.

 Ajo ka studiuar histori të artit në Universitetin e Comenius. Gavulová punon në Galerinë Kombëtare të Sllovakisë në koleksionin e artit bashkëkohor si dhe në Foundation - Qendra për Art Bashkëkohor, ku ajo organizon Bratislava Art Festival - BLAF (bashkëthemeluese). Në të kaluarën ajo po ashtu ka organizuar Çmimin Oskár Čepan, programin e ekspozitave në Open Gallery në Bratisllavë dhe në Auction of Contemporary Art.

Në qershor të këtij viti, Galeria Kombëtare e Kosovës shpalli emrat e katër finalistëve të këtij edicioni të Çmimi Artistët e së Nesërmes: Doruntina Kastrati, Fidan Bejtullahu, Jetullah Sylejmani, Qëndresë Deda, të cilët u mbështeten në realizimin e punëve për ekspozitën finale.

Finalistët u përzgjodhën nga juria e përbërë nga fotografi Thierry Bal, artistja Rudina Xhaferi dhe artisti dhe kuratori Slaven Tolj.
Ekspozita Artistët e së Nesermës do të hapet të mërkurën (22 tetor) në orën 19:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe do të qëndrojë e hapur deri më 22 nëntor 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)