19 Prill 2024

MKRS ndanë edhe 80 mijë euro për Koloninë e Artistëve

Prishtinë, 30 shtator - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë edhe 80 mijë euro për përfundimin e punimeve në objektin e Kolonisë së Artistëve në fshatin Bardhosh të Komunës e Prishtinës.

Për këtë sot, Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Gani Dulin nga Qendra e Arteve të Kosovës.

Përmes Memorandumit, mjetet financiare në vlerë prej 80 mijë euro do të shfrytëzohen për ndërtimin e mbulesës ( kulmit ) të objektit të Kolonisë së Artistëve.

Sekretari Firzi tha se më këtë MKRS po e tregon edhe një përkushtim për të krijuar sa më shumë hapësirë për artistët.

Ai tha se rritja e mbështetjes për skenën kulturore të pavarur do të vazhdojë.

Nga ana e tij, Gani Duli falënderoi MKRS-në që ka qenë mbështetësi kryesor në krijimin e kësaj hapësire mjaftë të rëndësishme për artistët.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)