29 Mars 2024

QKK dhe “ABC” me Memorandum Bashkëpunimi

Prishtinë, 2 shtator - Qendra Kinematografike e Kosovës (QGK), ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Kinemanë “ABC” në përkrahje të zhvillimit të industrisë së filmit në Kosovë.

Kjo marrëveshje lidh QKK-në dhe Kinemanë “ABC” në krijimin e kushteve më të mira në fushën e kinematografisë, në prodhimin dhe distribuimin e filmave Kosovar. Duke punuar bashkërisht priten që vlerat e kinematografisë kosovare të rriten, të lehtësohet puna e producentëve si dhe filmat kosovar të shfaqen edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Sipas memorandumit Qendra Kinematografike e Kosovës do të përkrah Kinemanë “ABC” dhe do të bashkëpunoj ngushtë me të në ofrimin e këshillave profesionale për krijimin dhe zhvillimin e rrjetit distributiv të filmave në rajon dhe më gjerë.

Ndërsa Kinemaja “ABC” do të përkrah QKK-në në aspektin teknik dhe logjistik.  Nga kjo marrëveshje përfitojnë edhe studentët e Fakultetit të Arteve, për të cilët në memorandum thuhet:

“Studentëve të Fakultetit të Arteve një ditë pas shfaqjes së premierave të filmave që shfaqen në kinemanë “ABC” bileta do tu ofrohet me zbritje sipas çmimores së Kinemasë “ABC”.” Rreth memorandumit drejtoresha e Kinemasë “ABC”, Miradije Vllahiu tha: “Kjo është në të mirë të kinematografisë kosovare dhe e shohim si interes të përbashkët për zhvillim të kinemasë.

 Ndërsa drejtori i QKK-së, Arben Zharku u shpreh se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë së filmit dhe për promovimin e filmit kosovar në rajon e më gjerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)