19 Prill 2024

E KUJT ËSHTË KJO “VRIMË E ARTË”?

Prishtinë, 22 gusht -  Berat Armagedoni sqaron detaje të reja për “Vrimën e artë” , të cilës ia ka kushtuar një libër me poezi...

T’ia nisim kësaj interviste duke marrë një përgjigje të vonuar nga ju.Sigurisht ju kujtohet që, në një intervistë që kemi bërë me ju në vitin 2009, keni përmendur se keni në dorëshkrim librin poetik “Vrima e artë”? I ka rënë në dorë deri më sot kjo “Vrimë e artë” dikujt?

Armagedoni: Përpos ajo fisnikja që e ka lexuar, ndonjë poezi të këtij libri mund ta kenë lexuar edhe nja dy-tre shokë. “Vrimën e artë” s’ia kam dhënë askujt tjetër deri më sot, përpos asaj që i është kushtuar, të cilën e kam pasur redaktore të këtij libri. Ndërkaq, vrimën e saj, atë që e ka në trup, tash e përdor tjetërkush, se unë nuk zgjodha të bëj jetë tjetër me të përpos asaj seksuale. Pra, kisha, kishte edhe ajo deri vonë, qëllim vetëm të kënaqemi bashkë.

Po pse s’po e botoni atëherë? Keni frikë nga zonja e asaj vrime?

Armagedoni: Ajo vazhdimisht më shkruan letra, më pyet për “Vrimën e artë” dhe unë e pyes për të sajën. I ka mbetur hatri shumë që deri më tash s’e kam botuar, ani pse e kam përfunduar që disa vjet. Megjithatë, është libër që nuk është sekret, se parathënien e saj dhe atë timen për këtë libër ka kohë që i kam bërë publikuar edhe në profilin tim në “Facebook”.

Pëse poezitë s’dëshironi tash t’i bëni publike, mund t’i bëni publike parathëniet?

Armagedoni: Nuk e di nëse duhet të marr leje nga ajo për t’ua shpërndarë medieve ato dy parathënie ende pa dalë libri, po pasi keni qasje në profilin tim në FB, natyrisht se do t’ju mundësoj t’i merrni ato dhe, po qe se ju duken interesante, mund edhe t’i publikoni në portalin tuaj, se ato parathënie, kurdoherë që do të botohet “Vrima e artë”, ato do të jenë në to, me gjithë ato marrëzi të sajat dhe të miat. Prandaj, lirisht mund t’i merrni dhe t’i shpërndani.

Parathënia e librit në dorëshkrim me poezi të Berat Armagedonit

E kam shkruar moti e shpejt, por ka e kam pushuar goxha gjatë deri tash, se kisha arsye. Derisa mua më shtoheshin vjetët e kilogramët vit pas viti, edhe asaj i shtohej e i hiqej ndonjë fjalë kohë pas kohe nga duart e mia. Por, për dallim nga Vrima e artë e bardhë e imjaqë s’nxirrte zë e s’më kthente kurrë fjalë, as atëherë kur e vizitoja, mua më bënte presion e zonja e vrimës së artë, e cila plakej më shpejt se unë, edhe pse përpiqej ta mbante trupin në formë duke derdhur djersë në fitnes e në banesë e të mësonte vazhdimisht si ta bëjë e ta mbajë për vete një mashkull të ri e t’i përgjigjet ai me po sa herë i duhej asaj. Pra, unë, ani pse tash poet, disa vjet më parë isha vetëm rraktar e rojtar i vrimës së saj. I bëja roje në një banesë të cilin e kishim marrë bashkë me qira në një lagje në Prishtinë, ku aty bënim seks, pinim birra dhe verë, ku unë shkruaja poezi e ajo m’i mbante turinjtë në gji, e nganjëherë kontribuonte për Vrimën… me ndonjë rimë.

Përpos në Shërbimin Informativ të Kosovës ose në ndonjë shërbim të huaj të fshehtë që kam dyshim, vetëm Zoti se kush tjetër nuk na ka parë, as kur kemi hyrë e as kur kemi dalë nga ajo banesë, se e ruanim njëri-tjetrin, se nuk donim të binim në sy, edhe pse mua shpeshherë më kruhej bytha të krenohesha para shokëve se bëja seks me një zonjë goxha të rëndë, jo e rëndë në peshë, por e rëndë në fjalë, në sjellje, në seks. Por, pasi unë dhe ajo vetëm donim të bënim qejf për vete, e kishim një tabu, të shkruar jo në rrasë varri, por në një poezi më të fortë se rrasa: jo t’ua tregojmë kënaqësinë tonë të tjerëve në formë gojore, as me sms në telefon e msn në hotmail e gmail. Kënaqësinë, vrimën e artë të saj e seksin me të, më shumë me insistimin e saj, donim t’jua ofronim në këtë mënyrë, sikur tash, në formë të shkruar, me këtë libër e titull të librit e të na marroni ose përgëzoni për të.

Por, pasi ky është libri i parë dhe i fundit që shkruaj poezi, ju kërkoj falje për të gjitha këto marri. Se kur vendosa ta provoj njëherë seksin me një zonjë (nja 13 vjet para meje) dhe të shkruaj poezi, po atë ditë vendosa të mos provoj më asnjëherë tjetër as të shkruaj poezi e as të përziej me ndonjë zonjë o zonjushë, edhe nëse është hyjni.

Për hir të korrektësisë ju bëj me dije se pozitë e këtij libri janë shkruar për 69 ditë e, jo siç thotë ish-dashnorja ime (në fillim gruaja e një biznesmeni, dikur e një miku tim) e këtyre poezive në një letër që do ta lexoni pas kësaj simes që, kinse, sipas saj, kam filluar t’i shkruaj më 15 maj e i kam përfunduar më 15 korrik. Hëpërhë, kaq për këtë sqarim.

Unë jam autor i këtij libri me poezi, por edhe ajo ka qenë njëfarë redaktore e mprehtë, që i ka futur duart dhe gjuhën në shumë poezi. Pasi e kam marr të drejtën autoriale nga ajo për botim, e kam marr nëpërmjet Facebook-ut edhe të drejtën autoriale të pikturës që është në ballinë nga Zake Prelvukaj, e cila pikturë iu përgjigj Vrimës së artë sikur ta kishim porositur Zakën kohë më parë ta bënte veçanërisht për këtë libër. Por, përzgjedhja u bë krejt rastësisht. Një ditë, derisa unë rrija prapa zonjës, të dytë të zhveshur, e kërkonim në Google ndonjë pikturë për librin tonë e jepnim mendim se a ta marrim ndonjë fotografi ose pikturë nga Google nga ndonjë fotograf me famë o piktor, apo të bëja unë një fotografi të trupit të saj, më shkoi mendja mua së pari, pastaj mora edhe miratimin e saj, t’i shohim fotografitë e Zake Prelvukajt. Kishim çfarë të zgjidhnim nga krijimet e saj, por piktura e trupit të femrës me pikado e shigjeta midis dhipit i përgjigjeshin shumë bukur edhe vrimës së saj, edhe Vrimës së artë. Prandaj, e zgjodhëm atë pikturë për ballinë, ndërsa Zakes i shkruam një falënderim dhe i siguruam se do t’ia jepnim një libër posa të dalë nga botimi. Thënë të drejtën, Zakja as nuk e ka ditur titullin e librit, as përmbajtjen e librit, as nuk na ka njohur. Kështu që, nëse është bërë ndonjë marri, ajo më bie mua së pari si autor i saj e jo asaj. Por, më shumë se për krijim origjinal e kreativ, ajo shquhet sot për lirinë e temave në pikturë, edhe të atyre nudo.I qoftë aferim! Madje, është edhe më e pakujdesshme se unë, se askund në pikturat e saj nuk sugjerohet që pikturat të shikohen nga personat në moshën mbi 18 vjeç, të cilin numër ia vumë Vrimës së artë jo për ta shitur më shumë, por për të mos depërtuar në duart e adoleshentëve.

Pra, Vrima e artë është libër shkruar për vrimën e artë, për vrimën e asaj zonjës, e cila, mbase, mund të jetë si e cilësdo femër tjetër, ku e di: në fillim e ngushtë, dikur, varet se sa në të punon, sa e amortizon e sa e përdhunon, e gjerë. Kush e ka provuar, sigurisht di diçka për të treguar për ngushtësinë e saj në fillim dhe për zgjerimin e saj në vazhdim. Veçse, hatri i vrimës së saj, gjithherë vrap kam ngarë pas saj, herë në Dardani e herë në Arbëri. Edhe kryet, përpos disa aksidenteve të vogla me veturë, ka qenë duke më shkuar pas saj. Dikur u ngjita në Kodër të Diellit. Nga aty, bashkë me të, shpeshherë, të shtrirë lakuriq e përbri njëri-tjetrit, i shikonim vranësirat mbi Kodrën e Trimave.

Realisht, unë kam provuar diçka në të, por s’kam qenë as i pari e as i fundit që kam punuar në të. E shfrytëzoja bashkë me burrin e saj por, jonjëkohësisht, sinqerisht. Kur kjo femër, tash grua, ishte me mua, vrimën ia palloja pa prezervativ, kur ishte me të (burrin e vet) ia pallonte me prezervativ. Kështu më thoshte ajo dhe nuk ndjehej mirë që ai i ruhej shtatzënisë së padëshirueshme e unë asaj të paqëllimtë.

Ndërkohë, vendosa edhe diçka. Siç vendosa se nuk do të shkruaj më poezi e se do ta mbaj të fshehtë këtë dashuri (emrin e saj), të botoj edhe një letër të saj, për të cilën do t’ju rrëfejë më shumë autorja e saj, redaktore e këtij libri, e cila ka shkruar goxha fjalë, pa censurë nga unë, për librin, për mua dhe për veten. Është e vërtetë ajo që thotë, se librin kam filluar ta shkruaj më 14 maj, në ditëlindjen time, por s’është e vërtetë që e kam përfunduar në një datë timen të përbashkët me të saj – 14 korrik. Kështu që, 69 poezitë janë shkruar për 69 ditë e jo për tre muaj ditë, siç thotë se e mban mend ende të freskët atë ditë.

T’ju kujtoj edhe diçka, se këtë libër e pata bërë gati për botim po në 2006-n, se për të edhe jam pyetur në një intervistë nga një agjenci e lajmeve, se kur dhe pse nuk po e botoj. Sa mbaj mend, dhe jam shumë i sigurt se nuk kam bërë ndonjë shtim në atë intervistë, në pjesën ku flitet për Vrimën e artë, jam pyetur e përgjigjur kështu:

Kemi lexuar disa shkrime tuaja nëpër gazeta e agjenci të lajmeve, por duam të dimë nëse keni botuar ndonjë libër?

Armagedoni: Ende nuk jam pjekur për të botuar libër. Libri ka, kush e kupton atë, domethënie të madhe, mesazh të madh, përgjegjësi të madhe, gjithçka të madhe. Nëse Kur’ani e Bibla janë libra dedikuar për njerëzit, edhe unë librin që mendoj ta botoj ua dedikoj atyre. Kështu duhet të bëjë sekush që ka respekt për lexuesit. Që në vitin 2006 edhe unë kam nisur të qes në dritë diçka. Që atëkohë kam filluar të shkruaj një libër me poezi, të cilit ia kam vënë titullin “Vrima e artë”. Është libër poetik kushtuar një femrës, tashmë, të dikujt tjetër, veçanërisht një gjymtyrës së veçantë të saj: vrimës së saj (dhipit). Në të janë 69 poezi me, pothuajse, të njëjtën rrënjë të fjalës “Vrima e artë”. Ky numër poetik e pornografik, e këta tituj të këtyre poezive bartin edhe një kuptim figurativ të një stili të veçantë seksi e një lloji të rrallë pornoarti fjalor. Sado që të zgjasë derisa të botohet “Vrima e artë”, ky është libri i parë dhe i fundit që shkruaj poezi. Atë e lexoj, së paku, një herë në muaj dhe, sa herë që e lexoj, diçka në të përmirësoj. Kështu që, gabohen ata që mendojnë se poezi e mirë është ajo poezi e çastit. Absolutisht jo. Poezia e tillë, para së gjithash, është naive, e kënaq vetëm autorin që e ka shkruar, jo edhe lexuesit.

Pse s’e botoni? S’keni para?

Armagedoni: Kam para e miq për ta botuar por, pra, ende bëj përmirësime në të. Thjesht, ende s’është pjekur sa duhet për t’u botuar dhe s’jam ndarë ende prej vrimës së saj. E veçanta e Vrimës… është parathënia, në të cilën kam shkruar se, më shumë se kujtdo tjetër, i zura besë vetes. E nëse për ta nderuar ndokënd ia vë në të emrin redaktor, recensent ose diçka tjetër, ai, ajo, ata, ato, pale se kush mund të jetë, ka ose kanë emra aty sa për adet, sa për sy e faqe. Aty është vetëm një redaktore. Të them dhe diçka në këtë kontekst për këtë libër. Vitin e kaluar një shtëpisë botuese këtu në Kosovë ia pata dhënë ta botojë por, mirë që s’u morëm vesh me botuesin e saj. Drejtorit të asaj shtëpie i kishin pëlqyer shumë poezitë e librit, por e kishte ndjerë veten të fyer në parathënien e tij, se aty i bëhej me dije: mos ndrysho asgjë se aspak s’të besoj! Madje, ai botues marrohej edhe nga titulli. E lexonte titullin e tij pesë-gjashtë herë në praninë time. Kështu që, s’kishte qenë e shkruar të botohej “Vrima…” vitin e kaluar. Ajo më ka ngacmuar që sa vite, sikurse unë që e kam ngacmuar me ndonjë fjali të re atë deri tash e, mendoj, edhe shumë burra e gra.

Sqarim:

Unë jam autori i këtij libri me poezi por, ky tekst, kaq faqezi, është i saj dhe ka filluar së shkruari për ditëlindjen time e për një datë të përbashkët me të saj. Pasi e kam lexuar kam dashur t’i vë censurë, por më kërcënoi me një letër dërguar në e-mail, pas nja dhjetë a pesëmbëdhjetë të mëparshmeve të këtij soji, të cilat mendja nuk ma mori t’i botoj: “Nëse këtë tekst nuk e fut në libër do ta lë burrin e të vij tek ti. Kështu që, ta kesh me dije ti. Poezitë janë për mua dhe, edhe unë dua ta shkruaj një fjalë për to, për ty dhe për vete. Të them edhe diçka, këtë tekst mund vetëm ta lekturosh, por kurrsesi më shumë e as më tutje ta përmirësosh. Nëse bën ndonjë ndryshim, ta kesh me dije se të pretë edhe ndonjë pësim. E, si shpërblim, pasi librin ta botosh, do të pallohemi edhe më tutje bashkë. Megjithatë, pasi u bënë tri ditë pa u parë, pres të takohemi që më parë, para botimit të Vrimës… Titullin lërja ashtu siç të kam thënë: Vrima e artë. Gjithë të mirat, hamshor! Dhe urime ditëlindjen! Jetofsh aq gjatë sa të punon shkopi për vrimë, të cilën shpesh e quan burmashinë!”

(Kjo është letra e saj që më ka ardhur në e-mailin [email protected] në paraditen e 14 majit. Po këtë letër (parathënie) më ka kërkuar t’ia botoj në libër, të cilën e kam vendosur pas simes)


Kjo është vrima ime

Ju falënderoj që patët guximin ose ta blini këtë libër ose ta merrni dhuratë nga autori ose që pranuat t’jua dhuroj dikush e tash ta mbani në duar kaq zgjeruar, ashtu sikurse zgjeroni këmbët e së dashurës ose të dashurit tuaj, në të majtë e të djathtë, derisa në mes të këmbëve të saj/tij futni gjymtyrën e trupit tuaj ose turinjtë tuaj.

Unë jam subjektja lirike, po deshët quamëni edhe pornografike, e këtyre poezive. Tekembramja, quamëni si të doni por, kjo jam unë, herë lakuriqe e herë eksperimentuese e tij, me dëshirën time të butë e vullnetin e tij të fortë. Madje, po ju them dhe diçka: jam femër, por s’jam kurvë. Kuptoj që po përgatiteni të më jepni këtë epitet. Tjetra. Kam një burrë, me të cilin s’kënaqem kurrë. Kam edhe një dashnor që e mbaj shumë me hatër e pak me zor, që i shuaj epshet e tepërta mbi trupin e tij sa herë që seks lakmoj.

Dikush, ka mundësi, në ndonjë përshkrim të mposhtëm, të hamendësojë se cila jam. Por, kjo s’ka rëndësi. E rëndësishme është se, jam kjo që jam. E njoh veten, ndoshta edhe ndonjërin prej jush që tash jeni duke lexuar se çfarë kam shkruar si femër e martuar për dashnorin tim e shokun e poetin tuaj.

Sot jetoj e lumtur. Ndonjëherë, Zoti nuk rrëhet, më falni për këtë idiomë, derisa bëj seks me burrë, kujtoj çastet më të mira që i kaloja me të, kohën kur isha pranë, mbi e nën trupin e tij, se ndryshe vështirë orgazmën ta përjetoj.

Ky libër ka një jetë interesante dhe të fshehtë, ashtu sikurse jeta dhe dashuria ime e lidhur prej të tij, për të cilën i kam rrëfyer autorit të këtij libri kur rrinim bashkë, kur lexoheshim në msn, kur dëgjoheshim në telefon ose kur i shkruanim letër njëri-tjetrit në e-mail mbi dy muaj gjersa ai i shkroi të gjitha këto vargje për vrimën time, dridhjen dhe lëngun e saj.

Kur ishim bashkë flisnim pak. Palloheshim dhe putheshim shumë. Pas mbarimit të tyre (poezive) u hapën do dyer të tjera për të dhe për mua, një lidhje e re aventuriere për të, një lidhje serioze për mua. Por, prapë kontratën e vazhduam, ani pse ai ende beqar, por jo fillestar, unë e fejuar, rastësisht me shokun e tij por, ende e dashura e tij. Dikur u martova. Ani pse e martuar, lakmia, si gjithmonë, mbetej te kufiri tjetër dhe i vjetër, i shkelur e i ulur sa herë mbi atë gurë si rrasë kose, e i bërë lloç, por jo i bërë për vete. Dhe… e vazhdova edhe atë lidhje të fshehtë me shumë lezet. E di që, edhe pse ndjeheshim mirë derisa këto poezi i shkroi, nxorëm të zitë e ullirit derisa i botoi. Kishim prova shumë, paradite e pasdite, sikurse ato të aktorëve në teatër, ndonjëherë edhe pasmesnate, sikurse xhirimet për ndonjë film të metrazhit të gjatë.

Burri im kishte punët e veta, unë kisha të miat. Rrallë na bënte vaki ta mundonim njëri-tjetrin. E respektoja si burrë, prandaj nuk doja ta mundoja shumë si kurvë. Ai më respektonte si grua, prandaj nuk donte të më mundonte e as ta shprehte nervozen seksuale si në ndonjë kurvë. Kështu që, më lihej mundësia që – atë që s’ia bëja burrit – t’i bëja dashnorit!

Skenari ishte i vështirë, regjia e lirë, e realizuar në një banesë të vogël, rreth 65 metra katrorë, në të cilën gjithë kohës sa ishim aty rrinim zhvesh. E, ndonjëherë, kur ishim në veturën e tij të zezë, GOLF III GTI, rrinim vesh por, s’rrinim rehat: bënim seks oral, më shpesh unë, rrallë ai.

Më kujtohet se këtë libër ka nisur ta shkruajë më 14 maj 2005, në ditën e ditëlindjes së vet, kurse e ka mbaruar më 14 korrik 2005, në ditën e ditëlindjes sime. Ashtu ishim marrë vesh. Atë ditë që i mbaroi të 69 poezitë u bëmë kërryl, “vizatuam” në shtrat e në çarçafë numrin 69 lidhur fort për njëri-tjetrin. Moti ishte i nxehtë, kurse ne përpiqeshim, në “Kodër të Diellit”, të freskoheshim me pak verë të kuqe që e kishim lënë në frigorifer nga nata e kaluar e seks të shumtë që e kishim nisur para tetë-dhjetë orësh. Skena në banesë na dukej sikurse shfaqjet në antikë, sa një rrotullim i diellit, por gjithherë me: skenar, regji, skenografi, kostumografi e muzikë të vjetër. Pra, të gjitha këto janë poezi të, ta quaj tash, rroktarit të vrimës sime, të orëve të vona e të hershme, shkruar për seksin tonë. Por, këtu, mbase nuk mbaron asgjë, sepse ai më ka dhënë fjalën, ashtu sikurse unë atij, se ai do ta shkruajë, kurse unë do t’i heq shpenzimet e botimit për një roman të tij shkruar për një pjesë të jetës sonë – kur unë më nuk do të jam dashnore e tij e as grua e shokut të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)