20 Prill 2024

Victoria Beckham shet veshjet e saj si ndihmë për bamirësi

Londër, 21 gusht  - Dizajnerja e njohur Victoria Beckham do ti shes mbi 600 artikuj nga veshjet e saj të dizajnuara dhe paratë e mbledhura do të përdoren për çështje bamirësie.

Ajo i ka ofruar dy veshje në ditë për shitje online. Ndër më të preferuarat janë mini-fundi Dolce & Gabbana të cilin ajo e ka veshur në MTV Movie Awards në vitin 2007 dhe palltoja ngjyrë të verdhë Roberto Cavalli të cilën ajo e veshi në ndejën e World Cup e cila ishte e organizuar nga qifti Beckham në vitin 2006.

Të gjitha paratë e grumbulluara nga shitja do të shkojn në organizatën Mothers2mothers e cila i punëson dhe i fuqizon nënat që jetojn me virusin HIV.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)