28 Mars 2024

Jackie Chan kërkon falje për të birin

Pekin, 21 gusht - Ylli botëror i filmave aksion, Jackie Chan nëpërmjet mikroblogut të tij ka kërkuar falje për të birin, i cili është ndaluar nga policia për përdorim droge.

Chan tha se \"ndjehet i turpëruar dhe i trishtuar\" për veprimin e të birit Jaycee.

I biri, 31 vjeçar Jaycee Chan dhe kolegu i tij, aktori 23 vjeçar nga Tajvani Kai Ko u ndaluan nga policia e Pekinit të enjten e kaluar, pasi rezultuan pozitiv në testin e drogës dhe në banesën e Jaycee u gjetën 100 gram marihuanë.

Jackie Chan shkruan në statusin e tij se i biri duhet të përballet me pasojat e përdorimit të drogës, si dhe ka shprehur mbështetje për të birin. Ai ka shtuar se, si i ati i Jaycee ndjehet dhe ai fajtor.

Jaycee Chan përballet me akuzën për nxitje të përdorimit të drogës, me të cilën dënohesh me burg deri në 3 vjet, në Kinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)