24 Prill 2024

Ura dokumentari artistik që “neutralizon” gjendjen në Mitrovicë

Prishtinë, 1 gusht - Filluan xhirimet e dokumentarit artistik “Ura”, film ky i metrazhit të mesëm me regji nga Valmira Hyseni. Dokumentari flet për qytetin e ndarë të Mitrovicës, gjegjësisht për urën që lidh dy pjesët kryesore të qytetit.

Në qytetin verior të Kosovës, në Mitrovicë, ura e ndërtuar pas luftës së vitit 1999, ndan qytetin në dy pjesë të papajtueshme.

Shqiptarët nga pjesa jugore, nuk mund të dalin shlirshëm në pjesën veriore të serbëve dhe anasjelltas.

Por të dy etnitë që ende ruajnë armiqësitë, kanë diçka të shenjtë në pjesën e kundërshtarit, pjesë të cilat nuk demonstrojnë dhunë.

 “Ështe shumë e rëndësishme për situatën aktuale një film i tillë për shkak që është neutral dhe qet në pah anët pozitive të të dy etnive që jetojnë në qytetin e ndarë."

"Gjithashtu është një gjetje shumë e veçantë e që konsideroj që jam me fat që po e realizoj” - shprehet regjisorja Valmira Hyseni.

Mbi 9 mijë euro i ka ndarë Qendra Kinematografike e Kosovës për të mbështetur realizimin e këtij projekti të kompanisë ShqipFILM LLC me drejtor fotografie francezin Boubkar Benzabat.

Dokumentari ka ambicie të shfaqet në festivale të ndryshme dhe premierën pritet ta ketë në fillim të vitit të ardhshëm.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)