29 Mars 2024

Kim Kardashian dhe Kanye West po i japin fund martesës

New York, 29 korrik - Sipas medieve të huaja, çifti i njohur Kim Kardashian dhe rep artisti Kanye West, po i japin fund martesës së tyre vetëm pas dy muajsh. Siç thuhet arsyeja e ndarjes është dallimi i madh mes karakterit të tyre.

Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se po i japin fund martesës së tyre dy muaj pas kurorëzimit.

Sipas disa burimeve të medieve të huaja, Kanye ka filluar maksimalisht ta kontrollojë Kimin, ndërsa ajo është bërë si kukulla e tij e cila çdo ditë duhet ta ketë të menduar në çdo imtësi.

West zgjedh veshjen e saj, ku do të paraqitet dhe kur, Kim është e detyruar të provojë para bashkëshortit çdo kombinim të cilin do ta vesh gjatë ditës, kurse ai bën përzgjedhjen e çdo gjëje.

Ndërkaq siç thonë burimet, Kanye ka vendosur që t’i lë bashkëshorten dhe vajzën dhe të shpërngulet në Paris, e për këtë Kim nuk dëshiron të flasë në publik, madje ajo ende shpreson se çdo gjë do të rregullohet.

“Kim është e obsesionuar me dukjen e saj dhe nuk dëshiron përulje me ndarjen e re. Kështu asaj nuk i mbetet asgjë tjetër vetëm të pranojë çdo gjë që dëshiron Kanye, në mënyrë që të shpëtojë martesën”, ka thënë një burim.

Ndryshe nëse ju kujtohet, Kim ka thënë që martesa e saj do të jetë një përrallë, ndërsa si duket edhe kjo martesë është shndërruar në një ëndërr të keqe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)