20 Prill 2024

Prizreni gati për DokuFestin

Prizren, 26 korrik - DokuFest ka publikuar programin e plotë të filmave që do të shfaqen në festivalin e vitit 2014, i cili do të mbahet nga data 16-24 gusht në Prizren.

Të zgjedhura nga një numër rekord i 2.400 aplikimeve, festivali do të prezantoj 237 filma nga 56 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale të kuruara.

Sipas drejtorit artistik të festivalit Veton Nurkollari, këtë vit në fokus të këtij edicioni do të jetë Amerika, ndërsa në tematik, edicioni I XIII-të to të ketë “Ndryshimin”. Kjo për arsye të shumë zhvillimeve që po ndodhin në botë, thekson Nurkollari.

Rikthimi i Elina Dunit, do të jetë risia e Doku-Nights, në këtë edicion.

Festivali i sivjetmë, do t’i bëjë homazh filmëbërësit austriak Michael Glawogger i cili vdiq në fillim të këtij viti, duke shfaqur tre filmat nga triologjia e tij e Globalizmit. Një shikim gjithëpërfshirës në skenën e filmit eksperimental austriak do të prezantohet përmes programit special Austrian Experiments. Filma për muzikë, teknologji dhe konfliktet e fundit në Lindjen e Mesme, çështjet e mjedisit dhe të drejtat e njeriut janë poashtu pjesë e programit. Këtë vit për shfaqjen e filmave do të jenë në dispozicion, 7-të kinema, katër të hapura dhe 3 të mbyllura.

Vitin e kaluar në Prizren, për të parë filmat e përzgjedhur janë regjistruar 1500 shikues, ndërsa Prizreni, pati mbi 30 mijë vizitorë. Përveç hoteleve që pritet të jenë të mbushura, në dispozicion të mysafirëve do të jenë edhe 50-të shtëpi private.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)