28 Mars 2024

Fillon Java e Filmit të Diasporës

Prishtinë, 25 korrik - Sonte, nga ora 21:00 në amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, starton Java e Filmit të Diasporës shqiptare, ku do të shfaqet filmi “Në tokë të huaj”, me regjisor Hamdi Arifaj, bashkatdhetar yni nga Suedia.

Ministria e Diasporës, për herë të parë gjatë aktiviteteve në kuadër të Ditëve të Diasporës dhe Mërgatës, ka filluar Javën e Filmit të Diasporës, ku do të shfaqen disa nga veprat e mërgimtarëve tanë nëpër komunat e Kosovës.

Java e Filmit starton sonte, ndërsa karvani i filmit shqiptar do të vazhdojë rrugëtimin edhe në komunat e tjera përgjatë javëve në vazhdim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)