19 Prill 2024

Robert Downey Jr, aktori më i paguar

Los Angeles, 23 korrik - Robert Downey Jr, ylli i filmit të njohur, “Iron Man” dhe “The Avengers” është aktori më i paguar në Hollywood, me fitime që arrijnë 75 milionë dollarë.

Të dhënat e Forbesit tregojnë se ky është viti i dytë më radhe që Downy Jr. del të jetë më i paguari nga aktorët.

49 vjeçari ka fituar shumicën e parave të tij prej qershorit të vitit të kaluar deri në qershorin e këtij viti nga pjesa e tretë e filmit “Iron Man”.

Ky film ka fituar 1.2 miliardë dollarë nëpër kinematë e botë duke i siguruar kështu aktorit pozitën e më të paguarit në Hollywëood.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)