29 Mars 2024

MKRS ndan 100 mijë euro për librin dhe revistat letrare

Prishtinë, 23 prill - Në Ditën Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka nënshkruar sot tre vendime për përkrahjen e librit dhe revistave letrare.

Bazuar në kompetencat që ia jep Ligji për Veprimtarinë Botuese dhe Librin dhe Rregullorja për punën e Këshillit të Librit, ministri Krasniqi ka nënshkruar vendimin për përkrahjen për botim të titujve të rinj, vendimin për blerjen e titujve të botuar dy viteve të fundit dhe përkrahjen për revistat letrare.

Rekomandimet për të tri këto vendime kanë ardhur nga Këshilli i Librit, pas konkurseve publike, në të cilat kanë konkurruar shtëpitë  botuese të Kosovës.

Mbështetja totale në të tria kategoritë arrin shumën prej 100 mijë euro dhe krahasuar me përkrahjen për vitin e kaluar rritja është në masën rreth 30 %.

Janë gjithsej 35 tituj të rinj që do të mbështetën nga MKRS-ja për botim me një shumë totale prej mbi 50 mijë euro.

Ndërkaq, tek konkursi për blerjen e librave të botuar në dy vitet e fundit përkrahja totale është rreth 23 mijë euro. Nga kjo janë blerë 53 tituj dhe nga secili titull do të blihen rreth 80 kopje, që në total numri i librave të blerë do të shkojë në mbi 4 mijë kopje.

Librat e blerë, në një ceremoni zyrtare në ditët në vazhdim,  do t’iu shpërndahen bibliotekave publike nga të gjitha komunat e Kosovës.

E tek revistat letrare përkrahja në total është 26 mijë euro dhe nga kjo shumë janë mbështetur shtatë revista letrare.

Revistat letrare të përkrahura janë:  ‘Jeta e Re’, ‘Metafora’, ‘Symbol’, ‘Fjalë e Valë’, ‘Sharri’, ‘Soz Koprusu’ dhe ‘Jehona’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)