29 Mars 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e librit

Prishtinë, 23 prill - Sot, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e librit më ç\'rast me aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me librin dhe lexuesin, do ta përcjellin këtë ditë edhe në Kosovë e në veçanti në Prishtinë, ku ndër të tjerat do të kujtohet poeti, Ali Podrimja, në dimensione të ndryshme.

Komuna e Prishtinës, i ka kushtuar kujdes Ditës Ndërkombëtare të Librit,  e në vecanti kujtimit për poetin, Ali Podrimja.

Drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës, Blerta Zeqiri. “Do ta mbështesim këtë aktivietet përmes bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, të cilët do të dalin në shesh dhe do të ofrojnë regjistrimin në bibliotekë falas, do të shpallë edhe pesë lexues të rregullt të vitit që shkoi. E kemi edhe një aktivietet tjetër që e kemi shumë për zemër, do t’ia kushtojmë poetit Ali Podrimja”.

Dita Botërore e Librit, e ka origjinën në zonën e Katalonjës në Spanjë dhe u shpall si e tillë më 15 nëntor të vitit 1995, me një rezolutë të UNESKO-s. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)