23 Prill 2024

Istrefi: Shkova për ilaq në një plazhë e më bënë “hor”

Prishtinë, 21 prill - Këngëtarja Nora Istrefi ka treguar rreth fotografisë që ka qarkulluar në media, e ku ajo shfaqet e zhveshur. “E vërteta është kjo, në verë të vitit 2011 isha ne Ulqin me shoqen time të ngushtë në ‘Ladies Beach’, një plazh i vogël, ku bëjnë plazh vetëm femra pë rilac, trasnemton agjencia e lajmeve “

“Unë isha pa bikini te sipërme, sepse nuk është e lejueshme te qëndrosh aty me komplet bikini. Dhe aty nuk lejohen aparate, foto, kontrollohen të gjithë. Ne shkuam aty, sepse buron një ujë i shëndetshëm dhe shërues për lëkurën dhe gjëra të tjera. Aty duke u lare si duket ndonjëra nga femrat ka bërë foto fshehurazi. Jam çuditur kur e kam parë, mezi më është kujtuar, nuk u kam besuar syve, thashë qenkam çmendur”, ka deklaruar Nora.

Lidhur me martesën, ajo ka thënë se ende nuk është e gatshme për një vendim të tille. “Nuk e ndiej që duhet ta bej atë ndryshim. Nuk dua te nxitoj…”, ka theksuar Nora.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)