18 Prill 2024

AAK: Qeveria dështoi në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Prishtinë, 18 prill - 18 prilli, është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe vendeve të Trashëgimisë Kulturore.

Kjo ditë është shpallur e tillë nga ICOMOS dhe UNESCO në vitin 1983 dhe që nga ai vit, në të gjitha vendet e  botës, në këtë datë vihen në pah dhe promovohen vlerat e trashëgimisë kulturore të përbashkëta për të gjithë njerëzimin, mbrojtja dhe ruajtja e së cilës kërkon përpjekje  të përbashkëta nga të gjitha segmentet e shoqërisë.

Shënimi i kësaj dite të rëndësishme ndërkombëtare, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së institucioneve dhe të publikut të gjërë, lidhur me vlerat e trashëgimisë kulturore dhe përpjekjet e nevojshme për t‘i mbrojtur dhe ruajtur ato.

Për çdo popull, njohja e të kaluarës së tij është shumë e rëndësishme,  për të ndërtuar të ardhmen mbi bazën e identitetit kulturor.

Gent Begolli, kryesues i Departamentit për Kulturë i AAK-së ka thënë se Kosova është një vend i pasur me vlera të trashegimise kulturore, që dëshmojne identitetin e saj të lashtë.

Këto vlera sipas tij po rrezikohen në masë të madhe nga mungesa e ruajtjes dhe mbrojtjes se tyre.

\"Sot kur e gjthë bota e shënon këtë ditë, Kosova ende nuk ka mundur të shpallë në mbrojtje të përherëshme ligjore asnjë pronë të trashëgimisë kulturore.\"

\"Edhe pse Kosova ka arritur të kompletojë kornizën ligjore,  që ka të bëjë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, e cila në përgjithësi është në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare, mosimplemetimi i ligjeve në fuqi, ka bëre që një numër i madh i objekteve me vlera të mëdha, janë zhdukur dhe janë në proces të zhdukjes\", ka theksuar Begolli.

Rasti i Qytetit të Prizrenit, sipas tij është një shembull tipik që dëshmon qartë dështimin e institucioneve të shtetit në fuqizimin e mbrojtjes sq trashëgimisë kulturore, pasi që degradimi i vlerave të Qendrës Historike të qytetit ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të kornizës ligjore nga të dyja nivelet e qeverisjes, nga ai qendrore dhe nga ai lokal.

\"Qe nga Miratimi i Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, në vitin 2012, janë adresuar disa  raste të ndërtimeve pa leje apo të ndërtimeve të pakontrolluara brenda qendrës historike të komunës së Prizrenit\", ka pohuar Begolli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)