29 Mars 2024

Bebe Rexha, autorja e këngës se interpretuar nga Eminem dhe Rihanna

New York, 18 prill - Kënga e njohur “The Monster”, interpretuar nga Eminem dhe Rihanna, është krijim i një shqiptaro-amerikaneje.

Ajo quhet Bebe Rexha dhe është vetë një këngëtare e re që po fillon të bëjë emër.

Në një intervistë për Zërin Amerikës Rexha ka thënë së ka pasur kontratën e të parë me shtëpinë diskografike Island Def kur ishte 19 vjeç, por ata u tërhoqën nga marrëveshja dhe ajo ishte shumë e trishtuar dhe e stresuar prej kësaj.

\"Një ditë, gjatë asaj kohe, krijova këngën “Monster Under My Bed”, me miqtë e mi në studio dhe ne po punonim mbi një disk për të gjetur një shtëpi diskografike tjetër.\"

\"Pasi e kishim mbaruar këngën një miku im ia tregoi atë dikujt tek Shady Records, që është shtëpia diskografike e Eminem, dhe kur Eminem e dëgjoi këngën ai vendosi menjëherë se e deshte këngën për vete. Më pas ata morën Rihannën për të kënduar refrenin. Unë e kam dëgjuar këngën për herë të parë në radio. Ishte diçka e pabesueshme\", ka treguar ajo.

\"kur Eminem dhe Rihanna vunë në faqet e tyre në Facebook titullin e këngës: The Monster. Nuk mund ta besoja, ishte diçka fantastike. Pra nuk isha aspak në dijeni që kjo po ndodhte. Në fakt, ishte mamaja ajo që më telefonoi dhe më tha: “Kontrollo faqen e Facebook-ut të Eminem. Ai sapo publikoi diçka për ‘The Monster’”.\"

\"Në ato momente unë isha në Los Anxhelos duke regjistruar në studio për albumin tim debutues dhe kur pashë që ai kishte shkruar për këngën, u gëzova jashtë mase, ishte një gjë e mrekullueshme\", ka theksuar Rexha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)