28 Mars 2024

Java e modës nis me 23 prill

Prishtinë, 16 prill - Agjencioni më i madh shqiptarë i modës Gecjan Fashion Group në bashkëpunim me RTV 21 në vitin e gjashtë me radhë, sjellin në Kosovë ngjarjen më të madhe të modës: Kosova International Fashion Week 2014.

Republika e Kosovës nga data 23 deri me 27 prill 2014 do të bëhet nikoqir i kreatorëve me të mirë shqiptarë dhe të huaj.

Stilistët e shtëpitë të modës, të përkushtuar për t’i dhënë vendin e merituar modës dhe trendëve më të fundit të saj, do të prezantojnë në Javën e Modës në Kosovë, modelet më të fundit dhe tendencat më kreative të imagjinatës së tyre.

Në tre ditë e para (23-25 prill) të javës së modës, do të realizohen sete fotografike të kreacioneve, nga fotografi i famshëm, Avni Selmani, i cili është edhe fotograf zyrtar i Javës së Modës.

Ndërkaq me datën 26 dhe 27 prill 2014 në KIFW’14, do të prezantohen punimet e kreatorëve shqiptarë e të huaj. Java e modës si evenimenti më i rëndësishëm i kësaj fushe në Kosovë, do të zërë vend këtë vit në një nga ambientet më ekskluzive në rajon, në Swiss Diamond Hotel Prishtina.

Gecjan Fashion Group në bashkëpunim me menaxhmentin e këtij hoteli, janë përkujdesur për të krijuar një nga pistat më speciale, ku do të sfilojnë modelet më të mira të zgjedhura për Javën e modës.

Producenti i Gecjan Fashion Group, Ilir Geci është përkujdesur që këtë vit Java e Modës në Kosovë të përcillet më surpriza të shumta, duke nisur nga Kreatorët e Shtëpitë e Modës që do të prezantojnë veshjet origjinale e modelet trendi, e deri tek vajzat e zgjedhura të cilat do të sfilojnë në pasarelë gjatë javës së modës.

Në mes të shumë kreatorëve që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Kosova International Fashion Week 2014, vetëm 12 prej tyre janë kualifikuar nga juria profesionale, për të prezantuar punimet e tyre.

Ndërkaq vajzat të cilat do të sfilojnë me veshjet e kreatorëve, janë përzgjedhur nga Gecjan fashion Group, në bazë të përformacave të tyre më të mira të fituara nga një eksperiencë e gjatë.

Ato këtë vit nisen nga Turqia, Shqipëria, Italia, Maqedonia, Bosnja etj, për t’u bashkuar në Kosovë me modelet tona më të mira, me synimin për të shkëlqyer në pasarelen e Javës Internacionale të Modës në Kosovë.

Adhuruesit e modës përmes këtij organizimi do të kenë rastin të ndjekin nga afër trendët më të fundit të modës të cilat do të jenë vazhdimisht në shitje si për shikuesit që janë prezent ashtu edhe për teleshikuesit e RTV 21.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)