29 Mars 2024

Studentët nga diaspora të bëjnë praktikë edhe në biznese dhe në OJQ

Prishtinë, 23 mars - Qeveria e Kosovës nuk do ta procedojë në Kuvend Projektligjin për Ndërrimin e Mandatit të FSK-së deri pas zgjedhjeve në Serbi më 2 prill.

E atëherë çështja e saj do të rihapet, ku sipas analistëve politikë pritet edhe të arrihet një marrëveshje-pako për ushtrinë, për Asociacionin dhe për rikthimin e Listës Serbe në Kuvend për ta votuar Demarkacionin.

Një ide të tillë e ka kundërshtuar ashpër opozita kosovare.

Sipas tyre, kjo është një ide e rrezikshme, por edhe një moment i fundit që Kosova të pavarësohet nga kushtëzimet e Serbisë.

Ndërkohë, derisa në Kuvendin e Kosovës thonë se janë të gatshëm që ta procedojnë këtë Projektligj në momentin kur Qeveria do ta dërgojë atë, në Qeveri pavarësisht insistimit të gazetës “Zëri” nuk kanë dhënë përgjigje rreth një date të saktë.

Ndërsa jo më larg se dje Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ua ka tërhequr vërejtjen autoriteteve kosovare për nismën e presidentit. E ky i fundit ka rikonfirmuar edhe një herë pozicionin e tij se formimi i ushtrisë është proces pa kthim. /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)