19 Prill 2024

Në Universitetin “Ukshin Hoti” u promovuan dy libra të rëndësishëm

Prishtinë, 28 tetor - Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten janë promovuar dy libra. Libri më i ri apo, i 18-ti me radhë me titull “Abc-ja e së drejtës dhe shtetit” nga Prof. Dr. Kadri Kryeziu, i cili është prorektor në UPZ dhe profesor në Fakultetin Juridik në këtë universitet dhe në disa universitete tjera, dhe libri me titull “Hoti në rrjedhat e shekujve”– përmbledhje e kumtesave  të cilat janë prezantuar në një konferencë në ShBA.

Me rastin e promovimit të këtyre librave në dy ceremoni ndaras kanë marrë pjesë qindra mysafirë, përfaqësues nga të gjitha institucionet shtetërore qendrore dhe lokale, shoqërisë civile, etj..

Me këtë rast Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj theksoi se universiteti të cilin e drejton ka nderin e veçantë si vatër e dijës që të promovon libra të cilat janë në interes të studentëve dhe komunitetit akademik siç është libri i profesorit Kryeziu dhe librin me përmbledhje të kumtesave për Hotin, fis i cili ka nxjerrë veprimtarin e çështjes kombëtare dhe intelektualin Ukshin Hoti, emrin e të cilit e mban me krenari Universiteti.

Për librin e prorektorit Kryeziu folën recensentët, Prof.Dr. Jusuf Zejneli dhe Prof. Dr. Fejzulla Berisha, dhe kryetari i Parlamentit Studentor, Arianit Berisha, të cilët e vlerësuar lartë librin në fjalë dhe kontributin e tij si në çështjen kombëtare ashtu edhe në shkencë.

Ndërkaq, për përmbledhjen e kumtesave në librin “Hoti në rrjedhat e shekujve” folën: Prof. Dr. Mahir Hoti, duke prezantuar edhe kumtesën me temë “Vendi i trevës së Hotit në historinë e kulturës shqiptare”, pastaj Prof. Dr. Haki Kasumi, kumtesën me temë: “Ukshin Hoti si pjesëtar i veçantë i kësaj familje” dhe Prof Dr. Izer Hoti foli për nismën që duhet vijuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)