26 Prill 2024

Nisë fushata kundër ngacmimeve seksuale në Universitete publike

Prishtinë, 27 tetor - Nga sot filllon promovimi i kampanjës kundër ngacmimeve seksuale në Universitetet Publike të Kosovës.

Projekti “Adresimi i ngacmimeve seksuale brenda universiteteve publike” i financuar nga Ambasada Amerikane, implementuar nga Artpolis- Qendra për Art dhe Komunitet synon të përdorë një çasje inovative dhe jo vetëm në formë të ndihmesës mbi barazinë gjinore, të drejtat e vajzave dhe ngritjen e zërit të studentëve dhe profesorëve mbi ngacmimet seksuale brenda universiteteve publike.

 Një gjë e tillë do të arrihet përmes aktiviteteve që janë paraparë në projekt, me promovimin e paneleve të diskutimit brenda universiteteve publike në Komunën e Prishtinës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit.

Njëherësh në kuadër të këtij projekti gjithashtu do të realizojmë katër performanca Forum Teatër me regji të Zana Hoxha - Krasniqit.

Aktiviteti i këtij projekti do të shtrihet edhe në rrjetet sociale, ku ne do të jemi të hapur për diskutime, raportime dhe ide.

Paneli i parë i diskutimit në kuadër të projektit “Adresimi i ngacmimeve seksuale brenda universiteteve publike” do të mbahet me 28 Tetor 2016, ora 10:00 në fakultetin Ekonomik të Prishtinës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)