23 Prill 2024

MMPH dhe Universiteti “Haxhi Zeka” nënshkruajn marrëveshje Bashkëpunimi

Prishtinë, 26 tetor - Sot në ambientet e rektoratit “Haxhi Zeka” në Pejë, u.d ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka”, Fadil Millaku.

Me këtë rast z.Shala tha se menaxhimi lumenjve dhe ujërave të zeza janë prioritet, andaj kjo edhe kërkon ekspertë të fushave të ndryshme.

Më tej z.Shala tha se MMPH është e përkushtuar në projekte për rregullimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e tyre. E gjithë kjo punë kërkon ekspert të fushave të ndryshme.

\"Ne nuk mund të lejojmë që ky universitet të mos jetë afër projekteve, sepse afërsia mundëson që studentët të jenë përfitues të punëve të cilat ofrohen, në këtë mënyrë përfitojnë edhe përvojë, por edhe mundësi punësimi”.

Rektori i këtij universiteti publik, Fadil Mullaku, falënderoi u.d ministrin Shala dhe tha që ky bashkëpunim ka qenë i nevojshëm për këtë universitet, duke shtuar që bashkëpunimet me institucionet shtetërore është gjithmonë i nevojshëm edhe për studentët, të cilët duan të shohin edhe praktikën e teorisë të cilën e marrin gjatë studimeve.

Marrëveshja e bashkëpunimit ka të bëjë: Zhvillimin e moduleve dhe programeve mësimore në nivelin bachelor dhe master; realizimit të punës praktike për studentët në këto module dhe programe; realizimit të temave të diplomës me interes të përbashkët; shkëmbimit të përvojave praktike, ekspertëve të literaturës përkatëse për zhvillim institucional me qëllim të avancimit të politikave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor; organizimin e përbashkët të ngjarjeve të rëndësishme sikurse janë konferencat, trajnimet dhe projektet; hartimin e programeve hulumtuese dhe kërkimore në të mirë të dy palëve; Përcaktimin e prioriteteve të punës sipas nevojave dhe kërkesave të të dy institucioneve; organizimin e përbashkët të veprimtarive  profesionale; ndikimin dhe studimin e nevojave të tregut të punës dhe mbështetjen teknike dhe organizative të të dy palëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)