19 Prill 2024

Drilon Rexhepi fiton “Garën Studentore të Dizajnit 2016”

Ferizaj, 21 tetor - Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj i përfaqësuar nga studentët e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve, mori pjesë në “Garën Studentore të Dizajnit 2016”, e cila është pjesë e Konventës së Parë të Industrisë së Drurit në Kosovë. Pjesëmarrës në këtë garë ishin edhe Universiteteti i Prishtinës, Kolegji UBT dhe Kolegji AAB.

Të pranishëm në Konventë ishin edhe zyrtarë të lartë dhe profesorë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, të cilët mbajtën ligjëratë për Industrinë e Drurit, ku më shumë i dhanë rëndësi bashkëpunimit të Institucioneve me Biznese.

Pas ceremonisë së certifikimit të studentëve pjesëmarrës u bë ndarja e çmimeve për dizajnin më të mirë, ku me çmimin e parë u shpërblye Drilon Rexhepi, student i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë i takoi Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, ka uruar studentin Rexhepi për këtë çmim, ndërsa ka thënë se studentë të tillë janë indikacioni më i mirë se universiteti më i ri publik në Kosovë po ecën sigurt drejt arritjes së synimeve për cilësi në studime dhe nxjerrjen e kuadrove të përgatitura me shkathtësi dhe kompetenca.

Rektori Bajraktari, po ashtu, ka falënderuar mësimdhënësit e Universitetit për punën e palodhshme me studentët, si nga ana teorike, ashtu edhe nga ajo praktike në ndërmarrje.

Konventa e Industrisë së Drurit është ngjarje që organizohet çdo vit ku takohen të gjithë përpunuesit e drurit dhe akterët e tjerë në Kosovë, ku u jepet mundësia të shkëmbejnë informata dhe të bëjnë biznes.

Konventa e Parë e Industrisë së Drurit u organizua nga EMPOWER, Sektori Privat i USAID-it, në partneritet me SIDA-n dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, ndërsa u mbështet edhe nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Banka ProCredit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)