24 Prill 2024

Ligjeratat për ushqim të shëndetshëm mbahen edhe në Ferizaj

Ferizaj, 19 tetor - Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC) me qëllim të ngritjes së vetëdijes mbi rëndësinë që ka të ushqyerit e shëndetshëm dhe aktiviteti fizik, ka vazhduar me ligjeratat promovuese e prezantimeve interaktive në shkollat fillore në Podujevë dhe Ferizaj.

Pas suksesit të treguar në bashkëpunimin e KADC-së me drejtorinë e arsimit në komunën e Prishtinës,  për mbajtien e ligjeratave njoftuese të nxënësive me stilin e shëndetshëm të jetesës, tashmë kjo iniciativë ka vazhduar edhe në komunat e Podujevës dhe Ferizajt.

Fëmijët dhe prindërit në Kosovë çdo ditë e më shumë po përballen me probleme si mbipesha dhe zhvillimi trupor jo i drejtë, prandaj sot është bërë normale që fëmijët tanë të konsumojnë rregullisht ushqime jo të shëndetshme siç janë ushqimet e shpejta dhe ushqime të tjera që njihen si “junk food” e që në kombinim me pasivitetin fizik sjellin pasoja të rënda për shëndetin e tyre në të ardhmen.

Kur kësaj i shtohen edhe lojërat dhe argëtimi virtual përmes qëndrimit pasiv për orë të tëra pranë TV-së apo kompjuterit, kjo ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin jo të drejtë asocializim e fëmijëve.

Prandaj trajneri dr. Bekim Dula gjatë ditës së sotme në shkollën fillore \"Gjon Sereçi\" këshillonte nxënësit për ushqimet që nuk duhet t\'i konsumojnë përfshirë këtu pomfritin, hamburgerët, pashtetat, sallamin, pijet energjinike, pijet e gazuara.

\"Ushqimet dhe aktiviteti fizik 1 orë në ditë ju mban trurin të shëndetshëm. Lojrat virtuale duhet të evitohen kurse për argëtim të luani futboll, basketboll, të shëtisni qenin, të dilni në shëtitje etj\" tha Dula.

\"Duhani dhe shishja janë produte të dëmshme të cilat nuk duhet ti konsumoni, por edhe personat që konsumojnë pranë jush, duhet ti ndaloni\" shtoi më tutje, Enis Goxhufi nga KADC. I cili i njoftoi më tutje nxënësit me Ligjin për Duhan, duke u treguar se në cilat objekte ndalohet pirja e cigareve.

Materialet e ndara me nxënësit përmbajnë informata në lidhje me grupet e ushqimeve të shëndetshme që duhet të konsumohen, se si të jenë më aktiv si dhe informata mbi dëmin dhe kufizimet kohore për aktivitetet pasive.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)