25 Prill 2024

Fillon programi i Çertifikatave Profesionale

Prishtinë, 29 shtator - Ushtruesi i detyrës së zëvendës drejtorit të misionit të USAID-it Markham Isom do të flasë me rastin e Nisjes Zyrtare të Programit të Çertifikatave Profesionale, i cili është pjesë e programit tonë Lidershipi Transformues - Bursat dhe Partneritetet.

Programi i USAID-it Lidershipi Transformues - Bursat dhe Partneritetet mbështetë programe arsimore afatshkurtëra që mbahen në Sh.B.A. dhe që janë të dizajnuara për t’u siguruar profesionistëve të punësuar shkathtësi të avancuara nga fusha të specializuara me interes për ta.

Bursat për çertifikata profesionale do të ndahen për Sundim të Ligjit, Administratë Publike, Bujqësi, Financa/Kontabilitet, Edukim, Inxhiniering/TI, si dhe Studime Gjinore dhe Interdisciplinare.      

Programi Lidershipi Transformues - Bursat dhe Partneritetet financohet nga USAID-i dhe Qeveria e Kosovës, ndërsa implementohet përmes partneritetit ndërmjet World Learning, USAID-it dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)