19 Prill 2024

Shkolla "Shkëndija" në Hajvali bëhet me sallë të re të edukatës fizike

Prishtinë, 27 shtator - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtorëshën e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe Drejtorin e Investimeve Kapitale, Hysen Durmishi, përuruan sot sallën e re të edukatës fizike në shkollën “Shkëndija” në Hajvali. Kostoja për ndërtimin e kësaj salle ishte 193,027.08 euro.

 
Në vitet 2015 dhe 2016, Komuna e Prishtinës ka investuar 223,962 euro për pajisje me rekuizita sportive, ku  kanë përfituar 14 shkolla, si në vijim: ShFMU “Afrim Gashi”; ShFMU “Nazim Gafurri”; ShML “28 Nëntori”; ShML “Hoxhë Kadri Prishtina”; ShML “Eqrem Qabej”; ShML “Xhevdet Doda; Gjimnazi Matematikor; ShFMU “Pavarësia”; ShFMU “Emin Duraku”; ShFMU “Xhemail Mustafa”; ShFMU “Shkëndija”; ShFMU “Ganimete Tërbeshi”; ShFMU “Andon Z. Çajupi”; si dhe ShML “Dr. Ali Sokoli”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)