26 Prill 2024

Dema shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me MTI-në

Prishtinë, 26 shtator - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina,” Marjan Dema.

Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Universitetit “Hasan Prishtina.”

Ministrja Bajrami i shpjegoi rektorit Dema fushëveprimtarinë e Agjencive dhe Departamenteve të MTI-së, dhe tha se një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të këtyre institucioneve vartëse të MTI-së kërkon ekspertizë shkencore e cila mund të ofrohet nga universiteti.

Në anën tjetër, rektori Dema shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim me MTI-në dhe tha se ky bashkëpunim shkon në të mirë të të dyja institucioneve.

Ministrja Bajrami dhe rektori Dema u pajtuan që të punojnë në arritjen e një marrëveshjeje mirëkuptimi në mes MTI-së dhe Universitetit “Hasan Prishtina” ku do të specifikohen termat e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)