19 Prill 2024

Ilazi viziton në Shqipëri nxënësit maturantë të Gjimnazit “ Skenderbeu”

Kaçanik, 26 shtator - Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, udhëhoqi mbledhjen e rregullt të ekzekutivit komunal, në të cilën raportuan drejtorët e drejtorive përkatëse për aktivitetet javore.

Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi njoftoi se të dielën vizitoi nxënësit maturantë të Gjimnazit “ Skenderbeu” në Shqipëri, së bashku me Kryetarin e Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi. Me këtë rast Kryetari Ilazi u dëshiroi qëndrim të këndshëm në Shqipëri nxënësve maturantë. Drejtori i Arsimit tha se mësimi në Gjimnazin “ Skenderbeu” do të vazhdoj të mbahet për nxënësit e klasave të tjera.

Në takim Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani si dhe Drejtori i Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Ukshin Çallaku, raportuan për procesin e realizimit të projekteve kapitale komunale.

Bahri Selimi Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik, tha se është punuar në hartimin dhe përgatitjen e raportit 9 mujor për realizimin e shpenzimeve dhe të hyrave buxhetore komunale, si dhe është prezantuar në KPF buxheti për vitin 2017. Drejtori Selimi poashtu njoftoi se zyra e tatimit në pronë ka vazhduar me regjistrimin e pronave të reja, ku javën e kaluar janë bërë 22 rianketime dhe 10 anketime, apo regjistrim i pronave të reja.

Drejtori për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari Zylfi Koxha, tha se është në fazën përfundimtare procesi i vaksinimit të gjedheve kundër sëmundjes gungore të lëkurës, ndërsa javën që lamë pas nga kjo sëmundje kanë ngordhur 15 gjedhë.
Nga ana tjetër Drejtori për Administratë të Përgjithshme Burim Çaka tha se gjatë javës së kaluar në qendrën për shërbime me qytetarë janë realizuar të gjitha kërkesat për pajisjen e qytetarëve me dokumente të nevojshme.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, tha se gjatë javës së kaluar është ndihmuar një familje skamnore, si dhe është mbajtur një takim me organizatën “Developing together” ku është diskutuar për programin e banimit social.

Në takim prezantoi edhe menaxherja e personelit Hidajete Guri, e cila njoftoi se zyra e personelit është duke punuar në disa raporte statistikore, ndërsa poashtu njoftoi se zyrtarët komunal gjatë javës së kaluar kanë marrë pjesë në disa trajnime të rëndësishme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)