18 Prill 2024

Drejtoria e arsimit mban mbledhje me drejtorë të shkollave

Prishtinë, 30 gusht - Sot, në sallën e Kuvendit Komunal u mbajt mbledhja me të gjithë drejtuesit e institucioneve edukativo -arsimore, me rastin e fillimi të vitit të ri shkollor 2016/2017.

Në rendi dite ishin paraparë këto pika:

1.Përgatitja për fillimin e vitit të ri shkollor

2.Siguria në shkolla

3.Të ndryshme

Takimi kishte  karakter informues dhe bashkëpunues rreth përgatitjeve të vitit të ri shkollor. 
​U​
njoftuan të gjithë drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore  se me sukses ka shkuar procesi i pranimit të fëmijëve në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë.

Drejtoria e Arsimit ka bërë zgjidhje që mësimdhënësit të mos mbeten pa normë, përshkak  të ndryshimeve kurrikulare.

Janë  njoftuar të gjithë drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore se tashmë ka hy në fuqi  rregullorja 2016/17 për organizimin e  punës në shkolla fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të larta të  miratuar nga Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës.


Të gjithë drejtuesit e IEAA u  informuan lidhur  me  të gjitha punimet që janë kryer me sukses në  infrastrukturë,  si dhe procesi  për pajisjet me mjete higjienike dhe didaktike ka përfunduar me sukses  në të gjitha institucionet edukativo-arsimore.

Tek pika e dytë siguria në shkollë fokusimi ka qenë  kryesisht tek dhuna në shkollë dhe me këtë rast janë njoftuar   të gjithë drejtuesit e institucioneve që të njoftojnë mësimdhënësit dhe të gjithë stafin se dhuna ndaj nxënësve është e pa pranueshme. Drejtoria e Arsimit nuk do të tolerojë asnjë rast dhune  në institucionet edukativo-arsimore.

çështje të ndryshme, si informimi për fillim e procesit për mësimi tërëditor më 19 shtator  edhe në tri shkolla si : SHFMU  Emin Duraku, SHFMU Pjetër Bogdani si dhe SHFMU Ganimete Tërbeshi në Llukar. Shkollat  përkatëse janë njoftuar me procesin e fillimi të mësimit tërëditor dhe se dy javët e para  do të bëhet informimi i prindërve lidhur me mësimin tërëditor.


Gjithashtu, DKA  ka organizuar  edhe për këtë vit shkollor transportin e nxënësve dhe mësimdhënësve për lehtësimin e mbarëvajtjes së mësimit në shkollat e viseve rurale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)