26 Prill 2024

Konkursi për mësimdhënës është në përputhje të plotë me ligjin e punës

Prishtinë, 28 korrik - Pas shqetësimeve të ngritura rreth mospublikimit të emrave të shkollave në konkursin për mësimdhënës, Komuna e Prishtinës sqaron opinionin se konkursi i dalur më 25 korrik është në përputhje të plotë me të gjitha dispozitat ligjore, ligjin e punës dhe të gjitha udhëzimet administrative që përcaktojnë marrëdhëniet e punësimit në sektorin publik dhe me kriteret e arsimit.

Prandaj shqetësimet e ngritura nuk qëndrojnë.

 Komuna e Prishtinës është e përkushtuar që të gjithë nxënësve në të gjitha shkollat t\'u ofrojë edukim të barabartë cilësor. Së këndejmi, mësimdhënësit e pranuar do të lidhin kontratë pune me Komunën e Prishtinës, e cila në cilësinë e punëdhënësit do t\'i sistemojë ata aty ku e vlerëson se ekziston nevoja. Ngritja e nivelit të cilësisë së arsimit është prioritet i qeverisjes tonë dhe ne do ta zbatojmë me përgjegjësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)