26 Prill 2024

Konkursi për mësimdhënës në Prishtinë kundërligjor

Prishtinë, 28 korrik - Asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala, ka theksaur se Konkursi për plotësimin e vendeve të punës për mësimdhënës në shkollat e Prishtinës i datës 25.07.2016, i shpallur në faqen e Komunës së Prishtinës, duket mirë të jetë kundërligjor!.


\"Në konkurs, në asnjë rast nuk shënon se në cilën shkollë të qytetit a në cilën shkollë të fshatit janë ato vende të lira të punës. Me këtë lloj manipulimi, duke shkelur ligjin, shkaktohet huti dhe mësimdhënësve konkurentë iu bëhet e padrejtë që në fazën e parë. Ata nuk e dinë se në cilën shkollë po konkurojnë. Shumë keq të bëhen përpjekje të tilla për manipulimin e opinionit dhe të vetë konkurentëve. Shumë keq që mësimdhënësit e ardhshëm të bien pre e manipulimeve me konkurs kundërligjor që në fillim të realizimit të tij.

Sipas tij komuna, duke i fshehur dhe duke mos i bërë publike shkollat, qoftë në fshtara qoftë në qytet, po i fsheh tendencat e saj të selektimit të konkurentëve sipas dëshirës dhe jashtë kritereve të transparencës së plotë, madje duke i kamufluar kriteret politike të kryetarit Ahmeti dhe perzgjedhjen sipas listave të zyrave të VV.
Më e keqja do të ishte të shpallej konkursi e të mos përnmenden vendet e lira sipas lëndëve mësimore!!, ka shkruar ai në Facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)