26 Prill 2024

Studentë nga Berlini dhe Prishtina hulumtuan mundësitë e riciklimit

Prishtinë, 30 Qershor – “Studentë nga Universiteti Teknik i Berlinit dhe Universitetit të Prishtinës bashkërisht hulumtuan mundësitë e riciklimit në Kosovë”.

20-të studentë nga Universiteti Teknik i Berlinit në Gjermani për një javë kanë qëndruar në Prishtinë. Së bashku me 10 studentë nga Universiteti i Prishtinës ata kanë hulumtuar metodat e ndryshme me qëllim të ngritjes së riciklimit në Kosovë.
 
Gjatë hulumtimit të tyre njëjavor studentet kanë realizuar takime dhe biseda të ndryshme me udhëheqës të institucioneve adekuate, duke përfshirë kompanitë rajonale të mbeturinave si dhe kompanitë private të riciklimit.
 
Programi është organizuar në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar “GIZ”. Përmes programit \"Shërbimet e Qëndrueshme Komunale\" në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, GIZ-ja po piloton ndarjen në burim të materialeve të riciklueshme në një pjesë të dendur të kryeqytetit të Prishtinës. Programi parashihet që të përfshijë sektorin privat si dhe sektorin joformal.
 
Nga implementimi i këtij projekti sipas parashikimeve pritet të përfitojnë rreth 4,500 familje, përkatësisht rreth 20,000 qytetarë. Sipas planifikimeve përfitues do të jetë edhe komuniteti  i sektorit joformal që aktualisht vepron në këtë lagje.

Projekti i GIZ-së \"Shërbimet e Qëndrueshme Komunale\" që nga viti 2011 ka një fokus në menaxhimin e mbeturinave duke i mbështetur autoritet komunale në ofrimin e shërbimeve me cilësi të duhur për qytetarët e Kosovës.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)