19 Prill 2024

Universiteti i Gjilanit ofron kuota të veçanta për studentët nga Lugina

Gjilan, 30 qershor - Menaxhmenti i Universiteti “Kadri Zeka” ka ndarë kuotat për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2016/2017 nga Lugina e Preshevës.

Për këtë çështje Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, ka pritur në një takim Kushtrim Kadriu nga shoqata \"Vatra\"  e Bujanocit që vepron në Gjilan dhe Gentiana Shabani, koordinatore e zyrës për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë me bashkëpunëtorë.

Ata kanë diskutuar rreth përafrimit të qëndrimit për pranimin e studentëve të rinj nga Lugina e Preshevës. Me këtë rast rektori Bajram Kosumi ka  thënë se do të krijohet hapësirë e mjaftueshme studimi për studentët e Luginës së Preshevës e që është edhe një nga misionet edhe të themelimit të këtij Universiteti në Gjilan.

Rektori Kosumi ka theksuar se konkursi për pranimin e studentëve të rinj  për vitin akademik 2016/2017 do të publikohet në muajin ardhshëm dhe ka shtuar se Universiteti “Kadri Zeka”, për kandidatët nga Lugina e Preshevës  ka rezervuar kuota të veçanta për këtë afat të studimit.

Kosumi ka bërë të ditur se në Universitetin “Kadri Zeka” kandidatët nga Lugina do të garojnë për vendet e studimit të ndara me kuota të rezervuara për ta dhe se ata do  të garojnë ndërmjet vete për kuotat e tyre dhe assesi në një garë të përbashkët me kandidatët nga Kosova.

Nga ana tjetër, Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra dhe Gentiana Shabani, koordinatore e zyrës për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë e kanë vlerësuar mjaft të nevojshëm takimin me Rektorin Bajram Kosumi.

Sipas tyre propozimet për pranimin e kandidatëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja për të studiuar në universitetin “Kadri Zeka”, janë të pranueshme, dhe se ato janë bërë në përputhshmëri  edhe me kushtet që disponon Universiteti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)