19 Prill 2024

Bajrami priti rektorin e Universitetit të Tiranës

Prishtinë, 30 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka pritur sot një delegacion nga Universiteti i Tiranës, të prirë nga rektori, z. Mynyr Koni, me të cilët ka biseduar për zhvillimin e bashkëpunimit në arsimin e lartë mes universiteteve publike të Kosovës dhe Shqipërisë.

Po ashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për përvojat e Universitetit të Tiranës pas miratimit të Ligjit për Arsimin e Lartë, ndërsa ministri Bajrami i ka dhënë mbështetjen e plotë Marrëveshjes së Bashkëpunimit, e cila është nënshkruar sot nga rektorët e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës.

“Është një kohë e reformave në arsimin e lartë dhe një mundësi shumë e mirë që Kosova dhe Shqipëria të ndërtojnë standarde në arsimin e lartë, të ndërtojnë një sistem sa më kompatibil me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mundësojmë një mobilitet të studentëve dhe profesorëve dhe bashkëpunim në sferën e hulumtimit dhe kërkimit shkencor”, tha ministri Bajrami, ndërsa përmendi marrëveshjen me ministren Nikolla për mbajtjen e një konference vjetore të rektorëve të universiteteve publike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Ndërsa, rektori i Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, theksoi rëndësinë e takimeve që ka pasur delgacioni nga ky universitet me Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi, me ministrin Bajrami dhe me rektorin Dema.

“Universiteti i Tiranës do të bëj të pamundurën për implementimin e marrëveshjes së nënshkruar me Universitetin e Prishtinës, në rritjen e mobiliteteve të profesorëve, në ngritjen e programeve të përbashkëta, sidomos në nivelin e doktoraturës, në mënyrë që të krijojmë mundësi për përgatitjen e specialistëve”, tha rektori Koni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)