24 Prill 2024

Presidenti Thaçi takoi rektorin e Universitetit të Tiranës

Prishtinë, 30 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni.

 
Në takim me rektorin Koni, presidenti Thaçi u shpreh se Universiteti i Tiranës ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në edukimin dhe emancipimin e shqiptarëve.

 
“Duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet universiteteve publike në Kosovë dhe Universitetit të Tiranës në fushën e shkencës”, ka thënë presidenti Thaçi.

 
Nga ana tjetër, rektori Koni u shpreh krenar që presidenti Thaçi është edhe Dr. Honoris Cause i Universitetit të Tiranës.

 
“Jemi krenarë që një Dr. Honoris Cause i universitetit tonë është njëherësh President i Kosovës. Ju keni pasur një rol përcaktues në avancimin e të drejtave politike të shqiptarëve”, theksoi rektori Koni.

 
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e falënderoi mysafirin për gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore të Kosovës dhe Shqipërisë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)