18 Prill 2024

Themelohet Konferenca e Rektorëve të universiteteve publike

Prishtinë, 31 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka marrë vendim për themelimin e Konferencës së Rektorëve të institucioneve publike të arsimit të lartë.

Konferenca e Rektorëve do të jetë organ këshilldhënës, që do ta ndihmojë MAShT-in në orientimet e politikave programore të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL), në planifikimin, kordinimin, dhe harmonizimin e planit buxhetor të këtyre institucioneve me Departamentin e Arsimit të Lartë, caktimin e kritereve për formulën e financimit të IAL në bazë të përmormancës së treguar, funksionalizimin e sistemit të menaxhimit të informatave në institucioneve arsimore.

Kjo trupë do të ndihmojë, po ashtu, edhe në harmonizimin i IAL dhe MAShT në  planifikimin për numrin e regjistrimeve të reja të studentëve, orientimin e bursave studimore për studentët dhe aspektet tjera organizative të përgjegjësive të përbashkëta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)