28 Mars 2024

SBASHK-u kërkon shqyrtimin e Ligjit për punonjësit e arsimit

Prishtinë, 24 maj - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) kërkon nga Qeveria e Kosovës që t\'iu njihet sa më parë stazhi i punonjësve të arsimit të viteve 1989/1999 dhe për këtë çështje të bëhet një dialog seroz ndërmjet ekzekutivit dhe sindikatës.

Në duart e kujt ka mbetur fati i Ligjit për të punësuarit në arsimin e viteve 89-99?

Projektligji për Statutin e të Punësuarve në Arsimin e Republikës së Kosovës në vitet shkollore 1989/1999 ishte punuar me përkushtim nga grupe punuese të MASHT e SBASHK-ut që në fillimet  e vitit 2015.

Ministri Bajrami me kabinetin e tij i kishin dhënë formën finale me gjithë elementet e duhura dhe e kishin dërguar në Qeveri

Ishte vënë edhe në agjendën e planifikimit të Komisionit për Arsim të Parlamentit të Kosovës që të  analizohet dhe të shkojë në qershorin e vitit të kaluar para deputetëve, por si shihet , nuk do të shkojë para tyre as në këtë qershorin e vitit 2016.

SBASHK-u vazhdimisht në takimet me Ministrin Abrashi dhe me Ministrin Bajrami, por edhe në takimin me Kryeministrin Mustafa kishin shtruar çështjen e fatit të këtij projektligji dhe kishin marrë përgjigje se ai do të procedohet në Parlament. Kjo nuk u bë dhe prandaj SBASHK-u pyet institucionet e Republikës së Kosovës se në duart e kujt ka mbetur fati i këtij Projektligji?

Ky projektligj me të marrë formën e ligjit do të rregullonte çështjet për statutin e të punësuarve  në arsim shqip të viteve të 90-ta dhe do të ishte një mirënjohje për punën madhe që kishin bërë në ato vite të vështira mësimdhënësit dhe gjithë të angazhuarit tjerë në mirëvajtjen e arsimit shqip në 10 vitet e okupimit.

Projektligji është stopuar nga dikush dhe vitet po ikin. Një pjesë e atyre që punuan me përkushtim në ato vite tani më nuk janë mes të gjallëve dhe shteti i tyre nuk ua njohu as edhe me një mirënjohje gjithë atë punë e sakrificë.

Nëse Projektligji i përgatitur nga MASHT dhe SBASHK ka implikimi të papërballueshme buxhetore, atëherë do të duhej që kabineti i Kryeministrit Mustafa të ulej me SBASHK-un dhe me një dialog serioz të shihet se sa mund të ketë kompromis.

Njerëzve që punuan dhe u sakrifikuan në ato vite dhe që meritojnë titullin “Persona të merituar për shtetësinë e Kosovës institucionet e Kosovës u duhet dhënë një përgjigje se pse nuk po ec tutje ky projektligj dhe pse nuk po shkon në Parlament për t’u kthyer në Ligj e për të nisur implementimi i tij.

Ky Projektligj duhet të kthehet në Ligj e të mos pritet më shumë. Njerëzve duhet t’ua njohim meritat sa janë të gjallë e nëse vazhdon të mbetet i panjohur fati i këtij Ligji edhe për një kohë , atëherë institucioneve do t’u mbetet që mirënjohjet për punën  në arsim dhe rreth tij në vitet 89/99 njerëzve të përkushtuar të asaj kohe t’ua ndajë nëpër varreza,

Për të mos ndodhur krejt kështu SBASHK-u do të jetë i shtyrë që për ta zbardhur fatin e këtij projektligji të përgatitet edhe për veprime sindikale. Por, nuk është e mirë dhe e denjë për institucionet e Kosovës që ta sjellin punën deri aty. Fjalët e mëdha që i kishin dhe i kanë pushtetarët për punën  të mësimdhënësve të atyre viteve duhet kthyer në vepër dhe nuk duhet  sjellë punën deri të grevat, thuhet në kumtesën e SBASHK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)