19 Prill 2024

Falsifikimi i kontratës së librave në kohën e Hasanit e dëmtoi universitetin

Prishtinë, 4 maj - Esat Kelmendi, sekretar i Universitetit të Prishtinës ka thënë se falsifikimi i kontratës origjinale për disa përkthime të librave në kohën e Enver Hasanit, e ka dëmtuar universitetin.

Ai ka dëshmuar të martën kundër ish-rektorit Hasani, i cili po akuzohet për falsifikim të dokumentit zyrtar, si dhe për keqpërdorim të detyrës. Bashkë me të, të akuzuar janë edhe ish-drejtori i prokurimit në UP, Hakif Veliu dhe Albert Rakipi, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Tiranë, shkruan sot Koha Ditore.

Kelmendi në gjykatë e ka përmendur edhe rektorin e tanishëm të UP-së, Marjan Dema, duke thënë se në kohën kur ka ndodhur kjo marrëveshje në mes UP-së dhe këtij instituti, ai ka qenë Prorektor për Financa.

Javë më parë, gjykata e pati ftuar për të dëshmuar edhe Demajn, mirëpo ai nuk i është përgjigjur thirrjes së gjykatës, duke thënë se është i ngarkuar me punën prej rektori. Gjykata, para kësaj seance ka marrë vendim që deklaratën e tij ta konsiderojë si të lexuar dhe të mos e ftojë sërish për dëshmi.

I pyetur se çfarë njohuri ka rreth kontratës për përkthimin e librave, Kelmendi ka thënë se nuk ka qenë fare në kompetencë të tij.

 

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)