18 Prill 2024

Vihet gurthemeli i kopshtit për fëmijë “Nina” në Mitrovicë

Mitrovicë, 3 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të kopshtit për fëmijë “Nina” në lagjen Bair të Mitrovicës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli tha se arsimi parashkollor dhe përkujdesja për fëmijërinë e hershme, po dëshmohet gjithnjë e më shumë si vendimtar në formimin e brezave të rinj.

“Prandaj, ne duhet të ndërtojmë sa më shumë çerdhe kudo nëpër Kosovë. Çerdhet kanë gjithashtu dobi të jashtëzakonshme edhe për nënat e reja, duke ua mundësuar atyre që të kenë një angazhim të tyre profesionale dhe një rol aktiv në jetën sociale”, theksoi kryetari Veseli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)