20 Prill 2024

Universiteti “Kadri Zeka” ka zgjedhur dekanët e Fakulteteve

Gjilan, 29 prill - Universiteti “Kadri Zeka” ka zgjedhur dekanët e Fakulteteve.

Senati i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka votuar të propozuarit nga Këshillat e Njësive Akademike për dekan të tre fakulteteve të këtij universiteti. Në mbledhjen e IX – të të Senatit, 16 senatorë s kanë dhënë votën e tyre duke zgjedhur kështu strukturat menaxhuese të fakulteteve .

Në Fakultetin e Edukimit dekan është zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Januz Dërvodeli.
Në Fakultetin  Juridik  dekan është zgjedhur Prof. Ass. Dr.  Sadik Haxhiu.

Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dekan është zgjedhur Prof. Asoc. Dr.  Xhevdet Thaqi.
Dekanët e zgjedhur  do të marrin detyrën nga muaji maj i këtij viti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)