29 Mars 2024

Certifikohen trajnuesit për zhvillimin e politikave publike

Prishtinë, 9 shkurt - Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, i shoqëruar nga Kryeministri Isa Mustafa, do të flasë në ceremoninë e dorëzimit të certifikatave grupit të parë të pjesëmarrësve në trajnimin për zhvillimin e politikave publike dhe udhëheqje.  

Zhvillimi i Politikave Publike dhe Trajnimi për Udhëheqje është pjesë e programit Lidershipi Transformues (TLP) – Trajnimet Intensive dhe Kurset e Shërbimit Publik.

Ky është një program intensiv i cili ofron trajnime të specializuara për udhëheqje, analizë të politikave publike, vendimmarrje të bazuar në dëshmi, dhe vlerësim të programit.

Grupi i dytë i vijuesve të trajnimit të TLP-së “Zhvillimi i Politikave Publike dhe Trajnimi për Udhëheqje” është planifikuar të fillojë kah fundi i shkurtit me më shumë se 180 pjesmarrës.   

Universiteti Amerikan në Kosovë (A.U.K.) implementon komponentën TLP – Trajnimet Intensive dhe Kurset e Shërbimit Publik, në mbështetje të programit më të gjërë të Lidershipit Transformues të USAID-it. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)