20 Prill 2024

Dafina Gjikolli, Sara Abrashi dhe Shqiponjë Emërllahu fituesit e esesë më të mirë

Prishtinë, 5 shkurt - Drejtoria e Komunale e Arsimit ​në Komunën​ e Prishtinës, në bashkëpunim  me UNDP,  ka organizuar garën për esenë më të mirë ne temën “Çka është korrupsioni?”, për të vlerësuar vetëdijsimin e nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës, lidhur me korrupsionin.

Qëllimi i esesë ka qenë që të inkurajojë nxënësit e shkollave të  mesme, që  të shprehin përmes esesë   përceptimin e tyre mbi korrupsionin.

Konkursi ka qenë i hapur më datën 06 nëntor deri më 20 nëntor, ku kanë konkuruar të gjitha shkollat e mesme.

Secila shkollë ka pasur mundësi të konkurrojë me tre ese, të cilat pastaj janë vlerësuar nga paneli vlerësues i përbërë nga: DKA,  Agron Gashi mësimdhënës  dhe Rrezearta Reka, Zyrtare e Projektit SAEK të UNDP-së.

Pas dorëzimit të eseve në Drejtorinë për Arsim, paneli është mbledhur dhe brenda tre ditë ka vlerësuar tre esetë më të mira, me 8 dhjetor, 2015. Nga ky proces vlerësimi ku kanë konkuruar të gjitha shkollat e mesme të larta të Komunës së Prishtinës  janë përzgjedhur tre shkollat fituese ato janë:

1. SHML  “Eqrem Çabej”, vendi ​i​ parë Dafina Gjikolli

2. SHML “Sami Frashëri”II , vendi i​  dytë

3. Shkolla SHML  “28 Nëntori”, vendi ​i​ tretë Shqiponjë Emërllahu

Shpërblimi  për tre esetë më të mira, ishte instalimi i këndit antikorrupsion në tri shkollat fituese. Ky kënd antikorrupsion do të përfshijë: tavolinën me  kompjuter, rafte të librave si dhe materiale me praktika të mira të përfshirjes së rinisë në aktivitete anti-korrupsion.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)