24 Prill 2024

Prezantohet strategjia për cilësinë e arsimin parauniversitar

Prishtinë, 8 dhjetor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mban konferencën për prezantimin e Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016-2020, e cila organizohet në kuadër të Projektit të Binjakëzimit nga MAShT, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Kultur Kontakt Austria.

Konferenca ka për qëllim të informojë të gjitha palët e interesit lidhur me objektivat dhe aktivitetet që përcaktohen në Strategji, përkatësisht rolin e ri në sistemin arsimor në përputhje me Strategjinë dhe shkëmbimin e përvojave në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

Konferenca mbahet sot në shkollën e mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë, në orën 10:00.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)