28 Mars 2024

Përurohen dy shkolla në komunën e Malishevës

Malishevë, 27 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka marrë pjesë sot në përurimin e dy shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në komunën e Malishevës: shkolla  “Sali Bytyçi” në fshatin Shkozë dhe shkolla “Ymer Krasniqi” në fshatin Carrallukë.

Ministri Bajrami uroi nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë banorët e këtyre dy fshatërave për shkollat e reja. Në të dy përurimet e shkollave, ministri theksoi obligimin që kemi për të quar përpara shtetin tonë duke investuar në arsim.

“E kemi obligim që të sigurojmë arsim cilësor për fëmijët tanë dhe kështu do të krijojmë familje të forta, shtet të fortë”, tha ministri Bajrami, ndërsa theksoi se këtë e kemi obligim edhe ndaj dëshmorëve dhe familjeve të tyre, emrat e të cilëve mbajnë këto dy shkolla, por edhe të të gjithë dëshmorëve të tjerë.

Ministri Bajrami tha se këto objekte te reja shkollore, të cilat janë objekte moderne, do të mundësojnë që fëmijët e kësaj ane të kenë ambiente të përshtatshme për mësimnxënie. Ndërsa, ai i ftoi mësimdhënësit që të punojnë edhe më shumë për ngritjen e cilësisë në shkollat tona.

Ministri Bajrami, po ashtu, uroi të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për festat e nëntorit.

Edhe kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ragip Begaj theksoi se, të gjithë së bashku duhet të kujdesemi që të sigurojmë arsimim cilësor për fëmijët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)